09.11.2016
Konferenca Rajonale – “”Gratë në vendim-marrje në nivel lokal / Roli i grave kryetare të komunave, si faktorë të mundshëm të ndryshimit” – 7 Nëntor 2016 – Tetovë, Maqedoni
Ngjarjet
Komunikatë për media
Konferenca Rajonale e LRG EJL “Gratë në vendimmarrje në nivel lokal / Roli i grave kryetare të komunave, si faktorë të mundshëm të ndryshimit”, në Tetovë, Maqedoni, më 7 nëntor 2016.
Nëntor 9, 2016: Më 7 nëntor 2016, në Tetovë, Maqedoni, Lobi Rajonal i Grave për Paqe, Siguri dhe Drejtësi në Evropën Juglindore (LRG EJL) në partneritet të ngushtë dhe me mbështetjen financiare nga UN Women dhe Ambasadës së Mbretërisë së Norvegjisë në Prishtinë, Kosovë, ka mbajtur konferencën rajonale me temë “Gratë në vendim-marrje në nivel lokal / Roli i grave kryetare të komunave, si faktorë të mundshëm të ndryshimit”, me një fokus të veçantë të grave kryetare të komunave nga 7 fokus vendet e LRG EJL: Kosova, Kroacia , Mali i Zi, Shqipëria, Serbia, Maqedonia dhe Bosnja e Hercegovina.
Konferenca mblodhi një grup prej 70 politikanesh, ministre, kryetare te komunave, ekspertë, përfaqësues të shoqërisë civile të ndryshëm dhe anëtarë të LRG EJL nga rajoni i Evropës Juglindore dhe më gjerë. Konferenca u ndoq nga gratë kryetare të komunave të vendeve të Ballkanit Perëndimor që i ndanë pikepamjet dhe përvojat e tyre në qeverisjen lokale, si dhe sfidat me të cilat përballen si gra kryetare të komunave.
Konferenca u kryesua nga Kryetarja e LRG EJL, Ministre Edita Tahiri dhe Shefja e UN Women ne Kosove znj Flora Macula, Ministrja e Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale të Maqedonisë, znj Siret Elezi dhe Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi, si edhe nga z. Per Strand Sjaastad, Ambasadori i Ambasadës së Mbretërisë së Norvegjisë të Kosovës dhe Louisa Vinton, Koordinatorja e Përhershme e OKB-së dhe Përfaqësuesi i përhershëm I UNDP-së, Maqedoni.
Në një debat shumë konstruktiv dhe të pasur, pjesëmarrëset u mblodhën për të parë në aspekte të ndryshme të rolit të grave kryetare për të bërë qytetet një vend më të mirë për të jetuar, në përputhje me standardet evropiane, si dhe duke punuar për fuqizimin e grave në qeveri në nivel lokal dhe niveli qendror. Pjesëmarrëset arritën në eksplorimin e udhëheqësve lokal në zhvillimin e strategjive për zhvillimin e qyteteve, fuqizimin e grave, paqes, drejtësisë dhe pajtimit nëpërmjet bashkëpunimit të përforcuar rajonal dhe dialogut.
Konferenca i ka arritur qëllimet e veta në një mënyrë të jashtëzakonshme, ku objektivat e veçanta ishin në përforcimin e grave në udhëheqje në nivel lokal duke theksuar rolin e grave kryetare të komunave, si
faktorë të rëndësishëm të ndryshimit në fushën e barazisë gjinore, fuqizimin politik dhe harmoni ndëretnike, si dhe përmirësimin e bashkëpunimit të tyre rajonal.
Përveç diskutimit se si të sigurohet qasja e grave në shërbimet publike lokale dhe bashkëpunimi rajonal i grave kryetare të komunave, bisedimet u përqëndruan në atë se si gratë mund të reformojnë qytetet e tyre për të bërë progres në integrimin Europian në vendet e tyre dhe rolin e grave në promovimin e tolerancës dhe parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm në rajonin e Evropës Juglindore. Duke mundësuar një platformë diskutimi dhe dialog në mes të grave në politikë, gratë kryetare dhe përfaqësueset e OShC rreth temave të zgjedhura të konferencës, LRG EJL synonte gjithashtu të theksonte politikat e bilancit gjinor në hartimin e politikave lokale për të siguruar barazi dhe efektivitet në planifikim, buxhetimi, ofrimin ei shërbimeve dhe mbikëqyrjen e qeverisë.
Pas një debati dinamik dhe konstruktiv gjatë konferencës, pjesëmarrëset së bashku miratuan një Deklaratë të Konferencës që përshkruan rekomandimet kryesore dhe duke bërë thirrje për:
- Të gjithë pjesëmarrëset ndajnë kuptim të përbashkët se pozita e gruas është përmirësuar në krahasim me të kaluarën, por shumë më tepër duhet bërë për të arritur qëllimin e barazisë së plotë të femrave dhe meshkujve në nivelet e vendimmarrjes. Kuota për gratë në qeveri ka qenë e përkrahur ndërsa ata konfirmuan angazhimin për të vazhduar të punën për fuqizimin e grave.
- Të gjithë përfaqësueset e vendeve pjesëmarrëse do të vazhdojnë krijimin e rrjetezimeve dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal në mes të kryetarëve të komunave dhe palët tjera të interesuara.
- Fillimi i nismës së pajtuar për një rrjet rajonal të grave kryetare në Ballkanin Perëndimorë, të propozuar nga LRG EJL bazuar në modelin e saj. Ky rrjet rajonal / Shoqata e grave kryetare të komunave do të shërbejë si platformë për shkëmbimin e përvojës dhe përforcim të ndërsjellë dhe frymëzim për to, të cilat mund të kontribuojnë në rritjen e pjesëmarrjes së grave në politikë në nivel lokal dhe kombëtar.
- Mbështetje e vazhdueshme e LRG EJL dhe grave kryetare të komunave për të adresuar shqetësimet në lidhje me çështjet e ekstremizmit të dhunshëm në rajon.
- Mbështetja e deklaratës GNGP për paqe dhe bashkëpunim të vazhdueshëm.
Lobi Rajonal i Grave për Paqe, Siguri dhe Drejtësi në Evropën Juglindore (RWLSEE) përfaqëson një model të suksesshëm të bashkëpunimit rajonal në ndërtimin e paqes që mund të përdoret si model për proceset e paqes në rajone të tjera të botës. LRGJ EJL përkrah paqe të qëndrueshme, demokraci, drejtësi, siguri dhe pajtim në vendet postkonfliktuale; respektimi i vlerave kulturore të ndryshme; dhe krijimi i një të ardhme të re për rajonin.