LRGEJL Kroacia

Gordana Sobol Morana Paliković Gruden
Gordana Sobol

Gordana Sobol

Kryesuese e Komitetit për Mandate dhe Imunitete, Parlamenti i Kroacisë & Anëtare e Komitetit Drejtues të LRG-së

Gordana Sobol u lind në Rjekë, në vitin 1961. Ajo ka diplomuar në Psikologji në Fakultetin e Edukimit të Universitetit të Rjekës. Sidoqoftë, përvoja e saj e punës është fokusuar në politikë. Që nga viti 1993 deri në vitin 2000 ishte Sekretare e Përgjithshëm e Partisë Social demokratike. Ajo është anëtare e parlamentit Kroat që nga viti 2000 Në periudhën nga viti 2002 deri në vitin 2003 ajo shërbeu si Ministër pa resor në Qeverinë e Republikës së Kroacisë. Që nga viti 2001 deri më 2011  (përveç periudhës kur ajo kryente detyrën e ministres), ishte kryetare e komisionit për barazi gjinore të parlamentit Kroat. Që nga viti 2011 ajo është kryetare e Komisionit për kredenciale dhe privilegje të Parlamentit Kroat, dhe anëtare e Komitetit për punë dhe partneritet social dhe anëtare e Komitetit për Politika të brendshme dhe siguri kombëtare. Ajo ka marrë pjesë në shumë seminare dhe konferenca të shumta si një ligjëruese dhe ka folur për tema të shumta që lidhen me të drejtat e njeriut, veçanërisht të drejtave e grave. Gordana Sobol bashkëpunon me organizata të shumta jo-qeveritare, është anëtare e Shoqatës psikologjike Kroate, shoqatës për ndihmë dhe edukim të viktimave të ngacmimit, shoqata e grave Kroate të Biznesit –Rrethi (KRUG), Ajo është anëtare e Komisionit për Kushtetutë, Urdhëresa dhe Sistem politik te Sistemit Kroat. Eshte anëtare e komitetit drejtues të Lobit Rajonal të Grave, Kryetare e Këshillit të Grupeve të Grave Hapi (Korak)-Karlovac, ish-presidente e klubit të futbollit Agram të Grave, nga Zagrebi dhe Presidente e Federatës së Sinkronizuar Kroate të notit.

Morana Paliković Gruden

Morana Paliković Gruden

Nënkryetare e kuvendit të qytetit të Zagrebit dhe anëtare e Komisionit për Shërbime Sociale.

Morana Palikovic Gruden u lind në vitin 1943, në Zagreb. Ajo u diplomua në Universitetin e Zagrebit, Fakulteti i Shkencave Politike. Karriera e saj filloi në shtëpinë më të madhe botuese në Kroaci – “Vjesnik”, ku ajo ka punuar ë disa vende të punës, duke përfshirë gazetarinë, marketingun dhe poste redaktori. Kur ajo fitoj përvojë të mjaftueshme vendosi të bëhet një sipërmarrëse. Në vitin 1994, ajo themeloi, botoj dhe punoj si kryeredaktore e revistës së grave ‘Gratë Punonjëse’ (Zaposlena Zena). Nga viti 1986 deri në 1990, ajo ishte anëtare e parlamentit si përfaqësuese e Sindikatës së Punëtorëve të Shtypshkronjave dhe gazetarëve. Që nga viti 2001, ajo është anëtare aktive e Partisë Popullore Kroate – Liberal Demokratët. Pas zgjedhjeve lokale në vitin 2001, ajo vendosi që të bëhet politikane profesioniste veçanërisht duke qenë aktive në nivel komunal. (2005 – 2009).

Sot ajo është Nënkryetare e kuvendit të qytetit të Zagrebit dhe anëtare e komitetit për shërbime sociale. Si një person me përvoja të ndryshme, me interesim të posaçëm në çështjet e të drejtave të grave, ajo është duke punuar si ndërmjetëse në mes të institucioneve të qeverisë dhe OJQ-ve që punojnë për krijimin e mundësisë për dialog dhe bashkëpunim mes këtyre dy subjekteve. Aktualisht ajo është nënkryetare e Komitetit Olimpik Kroat dhe Kryetare e Federatës se patinazhit si dhe Kryesuese ne Women in Sport Commition.