Kriteret për Anëtarësim

Anëtarët

Të gjithë anëtarët e zgjedhur në bazë të kritereve të anëtarësisë të miratuara nga anëtarët themelues. Anëtarët kontribuojnë në baza individuale dhe jo si përfaqësues të institucioneve anëtarë të të cilave janë. Emrat e anëtarëve të rinj potencialë mund të ofrohen nga cilido anëtar me reputacion të mirë dhe do të pranohen pas konsultimit me të tjerët.


Anëtarët e Komisionit Drejtues

Secili shtet do të zgjedhë përfaqësuesit e sajë për Komisionin Drejtues dhe me konsensus njëri nga anëtarët do të shërbejë si Kryesues. Po që se nuk mund të arrihet konsensusi, vendimi mund të merret me tërheqje. Anëtarët e sekretariatit do të kenë rotacion vjetor. Sekretariati do të gjedhet me fletëvotime.


Anëtarët e Bordit Këshillëdhënës

Personat e spikatur ndërkombëtarë të cilët përkrahin misionin dhe strategjitë e LRG dhe të cilët mund të mobilizohen për ndihmë në çështjet e veçanta.  Cilido anëtar i LRG apo bordit këshillëdhënës, mund të propozojë ndonjë anëtar të ri të bordit, pranimi i të cilit bëhet pas konsultimit me të gjithë. Ftesat për Bordin Këshillëdhënës do të lëshohen nga Kryesuesi i LRG.