27.11.2019
Konferencë Ndërkombëtare – Shkup, Maqedonia Veriore – 26 Nëntor 2019
Ngjarjet
Agjenda për fuqizimin e grave dhe vajzave e miratuar në Konferencën e Katërt Botërore për Gratë në vitin 1995 në Pekin, ishte një përgjigje vizionare ndaj përfaqësimit në nivel të ulët në vazhdimësi dhe të theksuar tejmase të grave dhe pabarazisë gjinore në të gjithë botën, ku dominimi i burrave i kishte lënë gratë jo vetëm të margjinalizuara, por edhe të diskriminuara shumë në të gjitha sferat e jetës. Bota ishte praktikisht e ‘verbër në aspektin gjinor’ duke mos qenë në gjendje të shihte që gratë të cilat përbënin gjysmën e popullatës botërore paraqisnin një aset strategjik për t’u investuar për një të ardhme më të mirë. Kishte nevojë për një agjendë të tillë revolucionare e cila do të kishte efekt të ‘hapjes së syve’ me qëllim që të kuptohet se sa e rëndësishme është që gratë, si gjysma e kapitalit njerëzor, të marrin rolin dhe përgjegjësinë e tyre në mënyrë të barabartë me burrat për ndërtimin e një të ardhme paqësore, të qëndrueshme dhe të prosperuar për të gjithë.
Konferenca e Pekinit e mbajtur në vitin 1995 ishte një pikë kthese e rëndësishme në fokusin e botës në barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave. Deklarata e Pekinit dhe Miratimi i Platformës për Veprim ngritën pritshmëri të lartë për realizimin e barazisë gjinore dhe fuqizimin e grave në pragun e një mijëvjeçari të ri.