Nuna Zvizdić, një bashkë-themeluese dhe drejtoreshë e organizatës ‘Žene Ženama’, një qendër e grave Boshnjake për të drejtat e njeriut, paqe dhe siguri. Ajo ka një diplomë në ekonomi nga Universiteti i Sarajevës. Ka studiuar Administrate Publike me Master diplome ne punet sociale ne Sarajeve. Ajo është një feministë dhe një aktiviste e paqes, e angazhuar në organizata dhe shoqata që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut, aktivizimit për paqe dhe zgjidhjen paqësore të konfliktit. Aktualisht ajo është anëtare e grupit Rajonal të Lobit të Grave. Ajo është gjithashtu një lehtësuese (ndërmjetësuese) e komunikimit jo të dhunshëm dhe zgjidhjes paqësore të konfliktit. Ajo ka shkruar disa artikuj me temën e ndërtimit të paqes lokale nga perspektiva e grave, gjinore dhe identitetit kombëtar. Ajo është një kryeredaktor e një udhëzuesit: Gratë dhe aktivizimi i grave në Bosnjë dhe Hercegovinë, të ketë paqe koncepti vendor për ndërtimin e paqes, dhe bashkë-redaktore e udhëzuesit Lehtësimi (ndërmjetësimi) – UVOD.
Diplomuar në Fakultetin e Biologjisë dhe matematikës në Sarajevë, Departamenti i Matematikës dhe Gjeometrisë. Për 22 vjet punoi si profesoreshë në shkollën e mesme në Sarajevë, si drejtoreshë nga viti 1997-2000. Anëtare dhe themeluese e shumë grupeve të shoqërisë civile. Një nga themelueset e partisë politike “Partitë për Bosnje dhe Hercegovinën” dhe anëtare e presidiumit të partisë. Nga viti 1998 deri në vitin 2000 delegate në Kuvendin Kantonit të Sarajevës, (Kryetar e grupit parlamentar të partisë), dhe gjithashtu delegate në Kuvendin e Kombeve të Federatës së Bosnje dhe Hercegovinës, dhe nga viti 2000-2002 ajo ishte një delegate në Kuvendin e Kantonit të Sarajevës dhe delegate në Kuvendin e Kombeve të Federatës së Bosnje dhe Hercegovinës dhe Zëvendës Presidente e Asamblesë së Kombeve të Federatës së Bosnje dhe Hercegovinës. Nga viti 2002 deri në vitin 2006 ajo ishte Kryetare e Kuvendit Kanton Sarajevës dhe delegate në Kuvendin e Kombeve të Federatës së Bosnje dhe Hercegovinës. Ajo është fituese e disa shpërblimeve për kontributin për qytetin e Sarajevës, dhe nga komiteti i Helsinkit për punën e saj në promovimin e të drejtave të njeriut në Bosnjë. Ajo gjithashtu ka shumë certifikata për punën në seminare, konferenca dhe tryeza të rrumbullakëta në vend dhe jashtë vendit për punën në arsim, të drejtat e fëmijëve dhe të rinjve dhe pozicionin e grave në shoqëri dhe politikë.
Lindur me 11 korrik 1952 në Banja Llukë. Ka përfunduar shkollën në Banja Llukë dhe Fakultetin Ekonomik në Zagreb. Ajo kaloi 30 vjet të karrierës së saj në arsim si profesoreshë e ekonomisë në Shkollën Ekonomike në Banja Llukë. Në aktivitetet jashtëshkollore ajo ka punuar me grupe rinore dhe në shumë përpjekje humanitare. Në vitin 2000 ajo u zgjodh si Kryesuese e Komunës së qytetit të Banja Llukës. Në vitin 2002 dhe 2006 ajo u zgjodh delegate në Kuvendin Kombëtar të Republika Srpska. Ajo është ish-nënkryetare e Aleancës së Social Demokratëve të Pavarur. Ajo është e martuar dhe nënë e dy fëmijëve të rritur. Momentalisht eshte Ministre e Familjes, Rinisë dhe Sporteve. Është e martuar dhe nënë e dy femijëve.
Ka diplomuar në Fakultetin e Arkitekturës-Urbanizmit të Sarajevës në vitin 1975. Në karrierën e saj profesionale ka punuar si dizajnere deri në vitin 1992. Që nga viti 1996 ajo ka qenë një aktiviste në Parlament qytetar të Helsinkit të Banja Lukës, dhe që nga viti 2003 ajo ka qenë Drejtoresh Ekzekutive dhe ka iniciuar dhe ka organizuar shumë aktivitete dhe takime si një kontribut për të sjellë së bashku njerëz të ndarë nga lufta, ndërtimin e shoqërisë civile në Bosnje dhe Hercegovinë , sidomos në fushën e barazisë gjinore. Ajo mori një medalje për Tolerancë nga Shoqata e qyteteve multi-etnike të Evropës Juglindore – Philia – në konferencën e tyre të përgjithshme për katër vjetorin në korrik të vitit 2009 në Sarajevë. Medalja i jepet individëve të cilët japin kontribute të rëndësishme në promovimin e vlerave multi-kulturore dhe ndërtimin e marrëdhënieve të mira ndëretnike.