LRGEJL Maqedonia Veriore

Irina Pockova Dr. Teuta Arifi Savka Todorovska
Irina Pockova

Irina Pockova

Anëtare (ish presidente e forumit të gruas të SDA-së partisë politike të SV. Nikola Anëtare e Komitetit Drejtues të LRG-së

Irina Pockova ka qenë aktive në qeverisjen lokale në Maqedoni që nga viti 1985. Ajo ka qenë Drejtoresh e të Hyrave Publike për komunën e Shën Nikollës, si dhe kryetare e Këshillit të Qytetit. Që nga viti 2001 ajo ka qenë Presidente e Iniciativës së Grave Qytetare të Shën Nikollës. Ajo ka qenë konsulentë dhe bashkëpunëtore në projekte të drejtuara nga agjencitë ndërkombëtare si USAID-i. Interesat e saj qëndrojnë në buxhetimin gjinor dhe strategjitë lokale të zhvillimit ekonomik. Ajo ka shkruar libra për mundësitë e investimit dhe të biznesit, si dhe një libër të taksave. Ajo ka një diplomë në ekonomi nga Universiteti i Maqedonisë duke u fokusuar në financa dhe kontabilitet.

Dr. Teuta Arifi

Dr. Teuta Arifi

Kryetare e Komunës të qytetit të Tetovës

Dr Teuta Arifi ka diplomuar filologjinë në Universitetin e Prishtinës në vitin 1991, ndërsa në vitin 1995 mori titullin magjistër në Filozofi, nga Universiteti Ss. Cyril dhe Methodius në Shkup, Maqedoni. Ajo gjithashtu ka doktoratë në Filologji nga Ss. Cyril dhe Methodius University në Shkup. Ajo u zgjodh në postin e zëvendëskryeministres së  Republikës së Maqedonisë në krye të Çështjeve Evropiane në korrik të vitit 2011 deri ne Mars 2013. Kryetarja Arifi ka një prapavijë të gjerë politike pasi që ajo ishte gruaja e parë shqiptare për t’u zgjedhur në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë në vitin 2002. Ajo pastaj u ri-zgjedh anëtare e Parlamentit në vitin 2006, 2008 dhe 2011. Si anëtare e Parlamentit ka kryer një numër detyrash të rëndësishme, duke përfshirë, kryesuese e Komisionit për Punë të Jashtme, kryesuese e Komisionit për Çështje Kulturore, dhe anëtare e Delegacionit të Parlamentit të Maqedonisë në Këshillin e Evropës, Kryesuese e delegacionit të parlamentit maqedonas në NATO. Ajo gjithashtu mban pozitën e nënkryetares së Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), parti kryesore politike e shqiptarëve në Maqedoni. Për më tepër, Kryetarja Arifi ka edhe njohuri të larta akademike pasi që është një nga themelueset kryesore të Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL) në Tetovë, ku ajo mban postin e profesorësh së asociuar – në Studime multi-kulturore. Ajo është gjithashtu Asistent Profesor për Historinë e Letërsisë shqiptare në Departamentin e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, Fakulteti i Filologjisë, Universiteti Ss. Cyril dhe Methodius.

Portofoli i Kryetares Dr. Teuta Arifi përfshin përvojën ndërkombëtare, si dhe, përfshinë një numër të detyrave të rëndësishme me organizatat ndërkombëtare. Ajo ka shërbyer si anëtare e ekipit hulumtues të Institutit të Paqes, Universiteti i Hamburgut, lidhur me punën e Komisionarit të Lartë për pakicat në OSBE; Anëtare e Bordit Këshillimor të Ekipit të ngarkuar me hulumtimin e pozitës së pakicave në Evropën Juglindore, CEI -Budapest, Anëtare e Byrosë së Komitetit Drejtues për barazi të Këshillit të Evropës, Strasburg, anëtare e ekipit të OSBE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri në vitin 1995; Anëtare e Delegacionit të Republikës së Maqedonisë në Konferencën e 4 Botërore për të Drejtat e Grave, Pekin, dhe anëtare e delegacionit të Maqedonisë në OSBE, Vjenë, grupi punues për Dimensionin Njerëzor.

Savka Todorovska

Savka Todorovska

Presidente e Këshillit Kombëtar të Grave të Republikës së Maqedonisë

Savka Todorovska ka qenë një eksperte për zhvillimin social – certifikatë nga UNESCO, trajnere për zhvillimin organizativ në OJQ-në – Certifikatë Delphi Star, trajnere për menaxhim – Certifikatë nga NMCP Holland si SOS vullnetare dhe trajnere – Certifikata e SOS Beograd, trajnere për trafikim me qenie njerëzore – certifikatë nga Universiteti i Veriut Londër dhe IOM certifikatë, eksperte dhe edukatore për fuqizim politik të grave – certifikatë USAID. Ajo ka qenë gjithashtu një trajnere për udhëheqjen e grupit – Certifikatë nga Qendra për shëndet mendor, si dhe trajnere për shëndetin e grave – Certifikatë nga komiteti mjekësor ndërkombëtar (International Medical Committee). Për më tepër, ajo ishte një trajneri për programin ‘Gratë mund ta bëjnë’ – Norwegian peoples’ Aid dhe trajnere për çështjet gjinore – Qendra e Maqedonisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar. Përveç kësaj, ajo ishte një trajnere për Avokim dhe Lobim – MCIC Standardet ndërkombëtare dhe evropiane sociale dhe gjinore.