Struktura
LRG aktualisht përkrahet financiarisht nga Fondi i Zhvillimor i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Gratë (UNIFEM).
LRG do të udhëhiqet nga një Komitet Drejtues i përbërë nga shtatë anëtare të LRG-së (një nga secili shtet). Përgjegjësitë e Komitetit Drejtues do të jenë që të udhëheqin LRG përmes vendimeve strategjike lidhur me veprimet prioritare për secilin shtet ndaras, në nivel rajonal dhe global, identifikimit të nevojave tjera (p.sh. mobilizimit të përkrahjes nga ekspertët për analizat e LRG-së), si dhe vendimeve që ndërlidhen me menaxhimin dhe mobilizimin e resurseve.
Përmes një procesi konsultativ me anëtaret tjera nga shtetet përkatëse, anëtaret e Komitetit Drejtues do të jenë përgjegjëse për pikat në vijim:
- Dhënia e inputeve në projektdeklaratat e LRG-së;
- Rishikimi dhe dhënia e inputeve në propozimet për financim;
- Rishikimi dhe përkrahja në grumbullimin dhe spastrimin e inputeve për web-faqen e LRG-së;
- Përkrahja në hartimin e termave të referencës për ekspertët e ftuar që të përkrahin LRG-në në çështje të caktuara;
- Ofrimi i udhëzimeve për sekretariatin, në çështje programatike dhe operacionale;
- Të qenit të gatshëm për të kaluar kohë në thirrje grupore dhe në takime strategjike planifikuese;
- Sigurimi që qëndrimet dhe mendimet e anëtareve tjera të reflektohen në procedura të vendimmarrjes të Komitetit Drejtues, dhe që rezultatet e takimeve dhe bisedave të komitetit drejtues do t’i komunikohen anëtareve të tjera
- Dhënia e inputeve dymujore mbi zhvillimet relevante politike, çështjet e grave, paqes dhe sigurisë, lajmeve mbi aktivitetet e anëtareve të LRG-së (Sekretariati do të jetë përgjegjës për të përmbledhur dhe dërguar emaile mujore të gjitha anëtareve të LRG-së me lajmet më të reja).
LRG do të përkrahet nga Sekretariati. Sekretariati do të ketë për detyrë koordinimin, komunikimin, ngritjen e fondeve, organizimin e evenimenteve dhe të gjitha çështjet administrative dhe financiare.
LRG do të krijojë Bordin Këshillëdhënës, të përbërë nga avokues të paqes në nivel ndërkombëtar dhe/apo politikanë që mund t’i kontribuojnë fuqizimit dhe përmirësimit të cilësisë së punës të LRG-së me njohuritë dhe ekspertizën e tyre, dhe të cilët mund të mobilizohen për të punuar në çështje të caktuara.