LRGEJL Serbia

Sonja Biserko Natasha Mićić Staša Zajović Ljiljana Radovanović
Sonja Biserko

Sonja Biserko

Drejtoresh e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut & Anëtare e Komitetit Drejtues të LRG-së

Sonja Biserko është një lidere dhe reformiste e mirënjohur për guximin dhe kontributin e jashtëzakonshëm për ndryshime demokratike ne vendin e saj dhe në regjionin e Evropës Juglindore.

Ajo është udhëheqëse e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat të Njeriut në Serbi. Ndër themeluesit e Lëvizjes Evropiane në Yugosllavi, Qendra e Veprimit Kundër Luftës, Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi dhe Forumi për Marrëdhënie Ndërkombëtare. Ka punuar në një varg programe për të drejtat njerëzore dhe civile; Helsinki ëatch, Laëyers Committee for Human Rights, Qendra e OKB-se për të Drejtat e Njeriut; Missioni Mazoëiecki dhe në Tribunalin e Hagës. Ka organizuar takimin e parë të opozitës në ishYugosllavi në Geneva,1991. Një nga projektet më strategjike në te cilin ka qenë e angazhuar, ka qenë në kthimin e refugjatëve, sidomos Serbve nga Kroacia. Ajo ka qenë aktivisht e angazhuar në Kosovë që nga periudha e të 90ve. Më shumë se dhjetë vjetë ka qenë aktive në projekte që kanë të bëjnë me Ballafaqimin me të Kaluarën. Ka punuar së bashku me ekipin e Geoffrey Nice në gjykimin e Milosevicit, si dhe në raste tjera në Tribunalin e Hagës. Ka një eksperiencë të madhe për të drejtat e njeriut, procese paqësore dhe të drejtësisë duke punuar për visionin e saj politikë dhe mendimin kritik. Ka qenë pjesëmarrëse në Eric Lande Felloëship, Clare College, Cambridge, Britani të Madhe në 2012, Instituti për Paqe në ëashington D.C. në 2001. Ka qenë anëtare e Komisionit të Kombeve të Bashkuara në hulumtimin në DPR Kore 2013-2014.
Autore e shumë librave “Serbia në Orient”, “Konspiracioni kundër Yugosllavisë”, “Shpërthimi i Yugosllavisë”;autore e editorialeve të rregullta në Helsinki Charter, editore dhe coeditore e një numri të librave, duke përfshirë Srebrenica: From Denial to Confession (Srebrenica: Nga Mohimi në Rrëfim); Milosevic vs. Yugoslavia; Bosnia: the Core of the Great Serbian Project (Bosnia: Thelbi i projektit të madh Serb); Yugoslavia: Collapse, ëar, Crime (Yugosllavia: Kolapsi, Lufta, Krimi); Tragjedia e Vukovarit; Gjykimi i Sheshelit; ka kontribuar ne artikuj te specializuar dhe magazina të ndryshme.

Ka fituar cmime të shumta për punën e saj për të drejtat e njeriut, duke përfshirë një nga Komiteti i Avokatëve për Të Drejtat e Njeriut, NY; Cmimi ëeimar (the ëeimar Aëard); Cmimi Eitinger nga Universiteti i Oslo’s; Qytetare Nderi e Sarajevës; është e nominuar brenda 1000 Grave për Cmimin Nobel Për Paqe; medaljen Nëna Tereze për aktivitete humanitare. Ka përfunduar studimet universitare në Ekonomi nga Shkolla Ekonomike, University i Beogradid viti 1970.

Natasha Mićić

Natasha Mićić

Anëtare e Parlamentit, Zëvendës Presidente e Partisë Liberal – Demokratike

Natasha Miçiç u diplomua nga Universiteti i Beogradit – shkolla juridike, dhe gjeti punë si nëpunëse në Gjykatën Komunale Uzice gjatë fillimeve të viteve 1990. Ajo e la postin në vitin 1998 për të ndjekur karrierën si një avokate. Edhe pse ajo ishte pothuajse 33 vjeçare në atë kohë, ka vepruar si zzedhenese dhe keshilltare ligjore ne levizjen studentore OTPOR, ajo përfundoi si një nga themelueset e lëvizjes studentore Otpor, duke vepruar si zëdhënëse e tyre dhe mbrojtëse ligjore. Natasha Miçiç u bë zëvendës-presidente e parlamentit në janar të vitit 2001. Që nga viti 2001-2004 Natasha Miçiç ka vepruar si kryetare e Asamblesë Kombëtare të Republikës së Serbisë dhe Kryetare e Komisionit për Çështje Kushtetuese. Gjatë vitit 2002 deri në fillim të vitit 2004 ajo ishte ud e kryetarit të Serbisë.Në dhjetor të vitit 2004, ajo u zgjodh të jetë presidente e GSS. Ishte anëtare e Këshillit të Lartë të Mbrojtjes të Serbisë dhe Malit të Zi. Pas bashkimit të Aleancës Qytetare të Serbisë në Partinë Demokratike Liberale në vitin 2007, ajo u bë zëvendës-kryetare e Partisë Liberale Demokratike. Që nga viti 2013, Natasha është Kryetare e Këshillit Politik të Partisë. Si një deputete, shumicën e kohës, ajo ishte anëtare e Komisioneve për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore.

Staša Zajović

Staša Zajović

Koordinatore e Rrjetit të Grave në të Zeza, Anëtare e Koalicionit Gratë për Paqe

Stasa Zajovic është e lindur në vitin 1953 në Nikshiq të Malit të Zi. Ajo u diplomua në vitin 1977 në Fakultetin e Filozofisë në Beograd dhe në vitin 1980 ishte aktive në lëvizjet feministe. Ajo ishte një nga themelueset e grupit Gratë në të zeza, Beograd dhe sot është koordinatore e Grave në të Zeza dhe rrjetit ndërkombëtar të Grave në të Zeza. Ajo ka botuar në një numër të madh shkrimeve për aktivistët dhe shkrime të ekspertëve në forume të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe dy libra. Ajo ka redaktuar shumë vëllime me tema feministe-paqësore dhe anti-militariste. Ajo është fituese e çmimit Milenium nga UNIFEM-in dhe ishte e nominuar për Çmimin Nobel për Paqe. Është anëtare e rrjeteve të mëdha ndërkombëtare për paqe, jo-dhunës, feminizëm, anti-militarizëm dhe antifashizëm.

Ljiljana Radovanović

Ljiljana Radovanović

Anëtare e Rrjetit Gratë në të Zeza, Anëtare e Koalicionit Gratë për Paqe

Koordinatore e projektit për rrjetin e grave në të zeza – Serbi. Ajo koordinon aktivitetet logjistike dhe teknike që lidhen me zbatimin e projektit. Ajo komunikon me të gjithë pjesëmarrësit e projektit, shpërndan informacione dhe materiale edukative, koordinon aktivitetet e Rrjetit të Grave në të Zeza dhe mban kontakte me të gjitha organizatat në rrjet.