Eglantina Gjermeni ka lindur më 24 Nëntor të vitit 1968 në Krujë. Ajo është diplomuar në Fakultetin e Histori- Filologjisë në vitin 1990, duke vazhduar më pas studimet e mëtejshme akademike në Universitetin Grand Valley State University në Michigan, SHBA në vitin 1998, duke marrë Titullin Master në Punë Sociale. Në vitin 2005 Ministrja mori titullin e Doktorit të Shkencave në Punë Sociale dhe nga viti 1995 deri në shtator të 2013 ka punuar si Pedagoge në Fakultetin e Shkencave Sociale, Departamenti i Punës Sociale.
Duke filluar nga viti 2009 ajo është anëtare e Parlamentit dhe gjatë mandatit të saj të parë si deputete, ka qënë anëtare e Komisionit të Shëndetit dhe Çështjeve Sociale.
Në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2013 Ministrja Gjermeni u rizgjodh si anëtare e Parlamentit dhe bëri betimin si Ministër i Zhvillimit Urban dhe Turizmit në Shtator të vitit 2013. Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit rikonfirmon qëllimin dhe angazhimin e Qeverisë në garantimin e zhvillimit të qëndrueshëm urban dhe atë të turizmit .
Përpara se të fillonte karrierën e saj politike Ministrja Gjermeni ka qënë një zë i fortë dhe avokate e të drejtave të grave dhe barazisë gjinore në Shqipëri.
Për një periudhë dhjetë vjeçare Ministrja ka drejtuar Qendrën “Aleanca Gjinore për Zhvillim” dhe puna e saj ka qënë e orientuar drejt rezultateve të prekshme, jo vetëm në integrimin e të drejtave të grave në legjislacion dhe institucionet publike dhe private, por më së shumti në ndërgjegjësimin dhe sjelljen në vëmendje të barazisë gjinore në axhendën politike dhe sociale Shqipëtare.
Ministrja Gjermeni është autore dhe bashkë-autore e shumë publikimeve që adresojnë jo vetëm çështjet gjinore por edhe koncepte kryesore të lidhura me zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, social dhe politik, ashtu sikurse transformimin social të ish vendeve komuniste.
Për një periudhë dhjetë vjeçare Ministrja ka trajnuar target grupe të ndryshme dhe trajnime për trajnerë kryesisht të fokusuar në tematika si: integrimi i çështjeve gjinore në politikat publike, menaxhimin e burimeve njerëzore dhe çështjeve gjinore, çështjet gjinore dhe zhvillimi i qëndrueshëm mjedisor, çështjet gjinore dhe qeverisja, çështjet gjinore dhe siguria, çështjet gjinore dhe media.
Përgjatë karrierës së saj Ministrja Gjermeni, ka si qëllim të ndikojë në zhvillimin ekonomik afatgjatë, të qëndrueshëm dhe një përqasje të integruar të zhvillimit urban dhe turizmit, nëpërmjet zbatimit të programeve inovative në një mjedis që promovon krijmtarinë dhe punën në ekip.
Diplomuar ne Akademinë e Edukimit Fizik e sportit. Ka punuar si pedagoge për 21 vjet ne Akademi dhe ka titullin shkencor Prof. i Asociuar ne shkencat pedagogjike. Në vitet 1992-1996 sekretare e përgjithshme e Komitetit Olimpik Shqiptar. 1996-97 sekretare e shtetit për sportin. Ka qenë dy herë deputete e Kuvendit të Shqipërisë 1996-1997, 2001-2005 dhe si zëvendës kryetare e komisionit për Çështje Sociale. Nga 2005 2009 ka qenë zëvendës Ministre e Punës, Çështjeve Sociale e Shanseve të Barabarta. Znj Marieta është Ish-Kryetare e Komitetit Shqiptar të Birësimeve.
Ajo ka me shume se 15 vite përvoje pune me çështjet e barazisë gjinore dhe ka qenë një mbrojtëse e te drejtave te grave në Shqipëri dhe ka marrë pjesë aktive në lëvizjen e gruas në Shqipëri. Gjate mandatit të zëvendës Ministres ajo ka drejtuar dhe ka marrë pjesë në hartimin e strategjisë se barazisë gjinore dhe për eliminimin e dhunës në familje në Shqipëri. Gjatë karrierës së saj profesionale ajo ka marrë disa çmime dhe medalje për kontributin në fushën e edukimit dhe të mbrojtjes së të drejtave të grave.
Bregu u lind më 19 maj 1974. Ajo mori një diplomë universiteti në shkencat shoqërore në Universitetin e Tiranës në vitin 1996. Ajo pastaj mbrojti një diplomë magjistrature në politikat sociale në Universitetin e Tiranës në vitin 2003. Pastaj ajo mori doktoratë në Universitetin e Urbino në Itali me tezën me titullin “Sociologjia e fenomeneve kulturore dhe procesit normativ”. Bregu ishte koordinatore e Politikave Sociale në Komitetin e Orientimit të Politikave të Partisë Demokratike në janar 2004. Pastaj ajo u bë anëtare e Këshillit Kombëtar të Partisë në prill të vitit 2004. Nga 2005-2007 ajo shërbeu si kryesuese e Delegacionit Parlamentar Shqiptar në Parlamentin Evropian, anëtare e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Çështje Sociale dhe kryesuese e nën komisionit për të miturit dhe barazinë gjinore. Bregu u emërua Ministre e Integrimit Evropian në vitin 2009