DEKLARATA E SARANDËS Download

Deklaratat

): Më shumë  se 70 gra të shquara  politikane dhe aktiviste të shoqërisë civile nga vendet e Ballkanit Perëndirmor u mboldhën se bashku  në qytetin e Sarandës në Shqipëri  më 18 dhe 19  Shtator 2014, në Konferencën Ndërkombëtare “Drejt rrrugës për të fuqizuar gratë në politikë, proceset paqësore dhe integrimin në BE”, për të diskutuar dhe dakordësuar një paketë rekomandimesh se si  mund të rritet roli i grave në proceset e paqes dhe sigurisë në rajon dhe  vendim-marrjen politike.Integrimit në BE dhe marrëveshjeve të paqes në Rajon iu kushtua vëmendje e vecantë.

Konferenca u organizua nga Lobi Rajonal i Grave për Paqe, Siguri dhe Drejtësi në Evropën Jug Lindore (LRG EJL), në partneritet me Zyrën e UN Women dhe me mbështetjen e qeverisë suedeze dhe qeverisë shqiptare.

Midis pjesëmarrëseve të nivelit të lartë ishin EditaTahiri, Zëvendës Kryeministre e Kosovës; Dijana Vukomanovic, Zëvendës  Presidente e Partisë Socialiste  të Serbisë (SPS); Ingibjorg Solrun Gisladottir, Drejtoreshë Rajonale e UN Women  për Evropën dhe Azinë Qendrore dhe Përfaqësuese – e Emëruar e UN Women në Republikën e Turqisë; Elisabeth Rehn,ish ministre e shtetit të Finlandës dhe Eglantina Gjermeni, Ministre e Zhvillimit Urban dhe Turizmit në Shqipëri. Ulrike Lunacek, Zëvendës Presidente e Parlamentit Evropian mori pjesë përmes një video deklarate.  

LRG  EJL, në bashkëpunim me  UN Women dhe të gjithë pjesëmarrësit e pranishëm në konferencë parashtruan  rekomandimet e mëposhtme:

  1. Integrimi në Bashkimin Evropian është një projekt paqësor që ka forcën për të transformuar marrëdhëniet midis vendeve dhe popujve në Ballkanin Perëndimor drejt një paqeje dhe stabiliteti të qendrueshëm, duke  përshpejtuar procesin e integrimit të vendeve në BE, ndërkohë që u kërkon vendeve të forcojnë reformat evropiane dhe t’i ndihmojë të arrijnë  qëllimet e tyre. 
  2. Të lobojnë në mënyrë të vazhdueshme  për proceset  e zgjerimit  në BE dhe t’i spjegojnë shoqërisë se zgjerimi është një shans për Ballkanin Perëndimor për t’iu bashkungjitur pjesës perëndimore të Evropës, dhe të mbështesin fuqizimin e grave përmes implementimit nga seicili vend  të politikave  deh standardeve te BE. Gjithshtu, të bëjnë thirrje për rritjen e rolit të grave në proceset e integrimit në BE.
  3. Pjesëmarrëset ripërsëritën mbështetjen e tyre për Dialogun e Brukselit  duke bërë thirrje për implementimin e plotë dhe efektiv të të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më sot. Implementimi i suksesshëm nënkupton një proces gjithëpërfshirës  që angazhon të gjitha nivelet e institucioneve publike dhe të shoqërisë.  Vëmendje e vecantë i duhet kushtuar dialogut ndëretnik midis shqiptarërve dhe serbeve në Kosovë. Duke qenë se Marrëveshja e Brukselit është e dobishme për të gjithë duke kontribuar në të njejtën kohë  për paqen  dhe stabilitetin në rajon, Dialogu i Brukselit mund të shërbejë gjithashtu dhe si model  i ndërtimit të paqes  për të zgjidhur dallimet e mbetura  në rajon.  Roli i grave në  këtë dialog duhet të njohë rritje në të gjithë proceset paqësore në vazhdimësi  si dhe në ato që do të vijnë në të ardhmen.Fokusimi më shumë në të ardhmen dhe më pak  në të shkuarën duhet të shërbejë  si një dritë udhërrëfyese  për të na çuar drejt  një shoqërie paqësore dhe të qëndrueshme. 
  4. LRG EJL përfaqëson një model suksesi të bashkëpunimit dhe ndërtimit të paqes në rajon  dhe duhet të përfshihet si partner në proceset paqësore në rajon, duke qenë model dhe për procese të tjera paqësore në rajone të tjera në botë.  
  5. Gratë mbeten akoma të nën-përfaqësuara në politikë  dhe vendim-marrje. Ne bëjmë thirrje për më shumë përfaqësim të grave në qeveri, në lidership të partive politike, në parlament dhe në  pushtetin lokal si kryebashkiake. Ne i inkurajojmë gratë të jenë më aktive në kërkimin  e një roli në pozita drejtuese në partitë politike dhe të mos presin t’u ofrohen poste drejtuese. Grupet parlamentare të grave në parlament  dhe rrjetet e ndryshme midis grave politikane dhe grave të organizatave të shoqërisë civile duhet të jenë të dobishme drejt qëllimit të fuqizimit të grave.  
  6. Krahas legjislacionit të duhur për të mbrojtur dhe  promovuar barazinë gjinore, duhet të ketë më shumë politika afirmuese në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, që mbështesin dhe inkurajojnë më shumë gra për të fituar  poste drejtuese në politikë, pasi gratë kanë kapacitete për të marrë përsipër  poste drejtuese për përmirësimin e  shoqërisë.   
  7. Duhet të ketë më shumë bashkëpunim efektiv midis grave në politikë dhe atyre të organizatave të shoqërisë civile dhe roli i grave në shoqërinë civile duhet njohur dhe respektuar. Organziatat e shoqërsië civile  të grave duhen mbështetur me më shumë burime  dhe fonde nga buxhetet e shteteve. 
  8. Përgatitja e grave të reja lidere për të shërbyer  si agjente të ndryshimit përmes krijimit të një akademie rajonale, ku LRG EJL mund të luajë një rol  vendimtar.

Postimet e ngjajshme