DEKLARATA E TIRANËS E LRGEJL Download

Deklaratat

Në Konferencën Rajonale u bë thirrje për Fuqizimin e Grave për të siguruar një Ballkan paqësor dhe të ardhme evropiane

(Tiranë, 26 tetor 2019) – Në prag të 20-vjetorit të Rezolutës 1325 të KS të OKB-së dhe Agjendës së Grave për Paqe dhe Siguri, Lobi Rajonal i Grave në Evropën Jug-Lindore (LRGEJL) së bashku me UN Women, me mbështetjen e Qeverisë Suedeze, organizuan “Konferencën Rajonale për Fuqizimin e Grave për një Ballkan paqësor dhe të ardhme evropiane, me qëllim të forcimit të pjesëmarrjes së grave në vendimmarrje, ndërtimin e paqes dhe integrimin evropian.

Konferenca Rajonale u kryesua nga Dr. Edita Tahiri, Kryetare e LRGEJL, e cila në fjalën hyrëse tha se ka ardhur koha që të fuqizohen gratë dhe për një balancë midis gjinive për sa i përket fuqisë në Ballkanin Perëndimor dhe në botë, e cila është mënyra e vetme për të maksimizuar kapitalin njerëzor për paqen, demokracinë, prosperitetin dhe stabilitetin dhe për një të ardhme të sigurt.

Në konferencën rajonale morën pjesë gra përfaqësuese nga niveli shtetëror, gra deputete nga Kosova dhe Serbia, anëtarët e Komitetit Drejtues të LRGEJL, përfaqësues të OSHC-ve dhe organizatave ndërkombëtare përfshirë UN Women në Kosovë, UN Women në Shqipëri, zyra e BE-së në Kosovë dhe agjencitë e tjera të KB dhe RCC. Brenda katër paneleve të diskutimit, u shtjelluan tema në lidhje me forcimin e pjesëmarrjes së grave në proceset zyrtare të ndërtimit të paqes me theks në dialogun në Bruksel, rritjen e qasjes së grave në drejtësi, integrimi evropian dhe bashkëpunimi rajonal për fuqizimin e grave, pjesëmarrja e barabartë e grave në vendimmarrje dhe në ndërtimin e paqes.

Gratë ndanë ide, përvoja dhe nisma inovative për të nxitur sinergji për avancimin e fuqizimit të grave në të gjithë rajonin, si dhe qëllime të përbashkëta për të konsoliduar ndërtimin e paqes, pajtimin dhe Integrimin Evropian dhe Euro-Atlantik

Pas diskutimeve intensive dhe shumë konstruktive mbi temat e rendit të ditës, pjesëmarrësit ranë dakord për deklaratën e mëposhtme

1. Pjesëmarrëset shprehën shqetësime për paqen dhe sigurinë e brishtë në Ballkanin Perëndimor, që vazhdon të kërcënohet nga institucionet e dobëta demokratike, sundimi i ligjit, korrupsioni, rritja e ulët ekonomike, ndarja etnike dhe mosbesimi. Ato theksuan se sfidat e fundit gjeopolitike, mos-zgjidhja e normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë dhe vonesat në integrimin evropian dhe euro-atlantik të vendeve në rajon paraqesin çështje madhore për t’u zgjidhur. Ato bënë thirrje për fuqizimin e barabartë të grave për të siguruar një Ballkan paqësor dhe të ardhme evropiane, duke shprehur besimin e tyre se barazia gjinore dhe ngritja e fuqizimit të grave mund të ndihmojë në kapërcimin e sfidave të lartpërmendura, përshpejtimin e zhvillimit, demokracinë, stabilitetin dhe parandalimin e fenomeneve ikjes së rinisë për të gjetur një të ardhme në vendet e huaja.

2. Gratë bënë thirrje që në proceset zyrtare të paqes të integrohen marrëveshjet gjinore gjithëpërfshirëse dhe të ketë pjesëmarrje të barabartë të grave në tryezat e bisedimeve, me fokus të veçantë në dialogun e Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, për hir të paqes dhe stabilitetit në rajon. Për më tepër, pjesëmarrëset ranë dakord që marrëveshja përfundimtare midis Prishtinës dhe Beogradit duhet të kontribuojë në paqen dhe stabilitetin në Ballkan dhe të ndihmojë në shpejtimin e integrimit evropian për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Edhe përkundër dialogut të bllokuar të Brukselit në dy vitet e fundit, gratë demonstruan përkushtim për dialog, prandaj, gratë deputete nga Kosova dhe Serbia, erdhën në konferencë dhe diskutuan në frymën e dialogut, duke treguar një kulturë në rritje të paqes, një kulturë dialogu dhe një kulturë të të jetuarit në diversitet.

3. Pjesëmarrëset theksuan që gratë në politikë nuk duhet ta harrojnë asnjëherë agjendën e grave, si dhe theksuan se barazia në vendimmarrje fillon me barazinë në udhëheqjen e partive politike, gjë që kërkon më shumë kulturë politike, më shumë demokratizim dhe më pak pengesa strukturore siç është patriarkalizmi dhe seksizmi. Pjesëmarrëset kërkuan gjithashtu që barazia dhe fuqizimi i grave të promovohet nga gratë në institucionet shtetërore, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat e shoqërisë civile, pasi janë të vetmet organe që ndikojnë më së shumti në këtë proces.

4. Sa i përket integrimeve në BE dhe bashkëpunimit rajonal, pjesëmarrëset kishin një pikëpamje të përbashkët e që ishte një Ballkan i barabartë, demokratik, evropian dhe euro-atlantik, stabil dhe paqësor. Ato konsideruan se parimet etnike dhe ndryshimi i kufijve mund të jetë kërcënues për paqen dhe stabilitetin dhe do të sjellë tragjedi të reja, me të cilat rajoni është lodhur dhe ka vuajtur shumë. Ato mbështetën faktin që të gjitha vendet të jenë pjesë e BE-së dhe NATO-s sipas aspiratave të secilit vend.

5. Kur bëhet fjalë për të ardhmen evropiane, të gjitha pjesëmarrëset e rajonit shprehën zhgënjimin për vendimin e fundit të BE-së për të mos biseduar për anëtarësim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por gjithsesi mbetën me shpresë duke kujtuar deklaratën e Martin Luther King-ut se ka dritë në fund të tunelit.

6. Pjesëmarrëset treguan se ekziston një situate jostabile në fuqizimin e grave në qeveri e gjithashtu edhe në fuqizimin strategjik të grave për të drejtuar vendin ose shoqërinë, për faktin se pjesëmarrja e grave mbetet vetëm në numër / sasi ndërsa perspektiva dhe cilësia e grave është akoma çështje diskutimi.

7. Sa i përket qasjes së barabartë të grave në drejtësi, pjesëmarrëset kërkuan që reformat në drejtësi të vazhdojnë në përputhje me standardet evropiane dhe, dhe bënë apel që të sigurohet pjesëmarrje më e madhe e grave dhe më shumë mbështetje për qasje të grave në drejtësi përmes masave afirmuese dhe mjeteve të ndërmjetësimit. Ato bënë thirrje që të vendoset drejtësia ndërkombëtare duke kërkuar nga Sekretari i Përgjithshëm i KB-së për të përgatitur një raport në lidhje me gratë e dhunuara gjatë konflikteve në Ballkan dhe që kryesit e këtij krimi të ndëshkohen. Ato gjithashtu bënë thirrje që drejtësia tranzicionale të jetë më efektive në kompensimin e viktimave dhe rikthimin e dinjitetit të tyre.

8. Gratë nga e gjithë rajoni theksuan se investimi në fuqizimin e grave është një nga prioritetet strategjike që mund të ndihmojë në rritjen e burimeve njerëzore për ndërtimin e një të ardhme të drejtë, paqësore, përparimtare dhe demokratike. Përkundër faktit se situata aktuale në rajon ka ndikim dekurajues në barazinë gjinore, gratë vazhdojnë të tregojnë forcë të mjaftueshme për t’u përpjekur dhe angazhuar në ndërtimin e një të ardhme paqësore gjithëpërfshirëse gjinore, dhe meritojnë të gjithë mbështetjen e nevojshme nga niveli lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar.

Pjesëmarrëset nga Ballkani Perëndimor ishin: Edita Tahiri, Kryetare e Lobit Rajonal të Grave (LRGEJL), Ish Zëvendës Kryeministre & Negociatore e Paqes, Kosovë; Gordana Sobol, Anëtare e Komitetit Drejtues të LRGEJL, ish-deputete dhe kryetare e Komitetit të Mandateve dhe Imunitetit, Kroaci; Sonja Biserko, Anëtare e Komitetit Drejtues të LRGEJL, Drejtoreshë e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, Serbi; Eglantina Gjermeni, Anëtare e Komitetit Drejtues të LRGEJL, Anëtare e Parlamentit, Shefe e Nën-Komisionit Parlamentar për Barazi Gjinore, Shqipëri; Irina Pockova, Anëtare e Komitetit Drejtues të LRGEJL, Anëtare, Ish Kryetare e Degës së Grave të partisë politike SDA, Maqedoni; Memnuna Zvizdić, Anëtare e Komitetit Drejtues të LRGEJL, Ish Drejtoreshë Ekzekutive e “Žene Ženama”, Bosnje dhe Hercegovinë; Luljeta Vuniqi, Anëtare e LRGEJL, Ish Ambasadore e Kosovës në Budapest; Savka Todorovska, Anëtare e LRGEJL, Presidente, “Këshilli Kombëtar i Grave”, Maqedoni; Eni Cobani, Anëtare e LRGEJL; Juriste, Ndërmjetësuese, Profesoreshë, Shqipëri; Mirela Arqimandriti, Anëtare e LRGEJL, Drejtoreshë Ekzekutive e “Qendrës Aleanca Gjinore për Zhvillimi”; Anëtaret e Parlamentit nga Serbia: Snežana Paunović (SPS), Nataša Mihajlović (SDPS), Gordana Čomić (DS); Olena Papuga (LSV); Anëtaret e Parlamentit nga Kosova: Hykmete Bajrami (LDK); Xhevahire Izmaku (PDK), (PDK); Koha Kadrijaj (AAK), Mexhide Mjaku-Topalli (PDK), Lirije Kajtazi (LDK); (RCC); Edith Harxhi, Drejtoreshë Ekzekutive, Qendra për Politika Shqiptare; Ish Zëvendës Ministre e Punëve të Jashtme; Natalia Peral, Negociata, Zgjidhja e Konflikteve, Eksperte e Politikave dhe Këshilltare e Pavarur për LRGEJL; Arjeta Rexha, anëtare e lrgejl, Drejtoreshë Ekzekutive, Qendra për Trajnime dhe Burime Gjinore, Prishtinë; Diana Çekaj-Berisha, Koordinatore e LRGEJL, Arbresha Dedinja, Asistente e Projektit të LRGEJL; Nita Bakalli-Istrefi, Konsulente e Jashtme, LRGEJL.

Lobi Rajonal i Grave në Evropën Juglindore (LRGEJL) vazhdimisht avokon për zgjerim të bashkëpunimit ndërmjet grave në Ballkanin Perëndimor dhe ngritjen e fuqizimit të grave në qeverisjen demokratike dhe proceset e ndërtimit të paqes.

Për më shumë informacione, ju lutemi kontaktoni Diana Çekaj-Berisha, Koordinatore e LRGEJL në email: coordinator@rwlsee.org

Postimet e ngjajshme