KONFERENCA E KATËRT NDËRKOMBËTARE E LRG EJL – “NË RRUGË DREJT FUQIZIMIT TË GRAVE NË POLITIKË, PROCESEVE TË PAQES DHE INTEGRIMIT NË BE” – Sarandë, Shqipëri – 18-19 Shtator 2014 Download

Angazhimet ndërkombëtare, Ngjarjet

Më 18 dhe 19 shtator, 2014, në Sarandë, Shqipëri, Lobi Rajonal i Grave për Paqe, Siguri dhe Drejtësi në Evropën Juglindore (LRG EJL), ka organizuar një konferencë ndërkombëtare me temën  “Rruga drejt Fuqizimit të Grave në Politikë, proceset e paqes dhe integrimi në BE“.

Qëllimi i kësaj Konference ishte që të krijohej një forum për gratë në politikë dhe aktivistet e CSO-së nga i tërë rajoni, për të diskutuar dhe rënë dakord mbi një sërë rekomandimesh se si të rritet roli i grave dhe përfshirja e perspektivës së grave në proceset rajonale të paqes, në proceset e sigurisë dhe drejtësisë, dhe në agjendën politike të Ballkanit Perëndimor, brenda kornizës së proceseve të Integrimit Evropian, dhe në këtë mënyrë duke bërë edhe përmirësimin e marrëdhënieve fqinjësore dhe bashkëpunimit rajonal.

Konferenca kishte për qëllim të arrinte këto qëllime: përforcimin e bashkëpunimit të grave politikane me organizata të grave në nivel kombëtar dhe rajonal; mbështetjen e grave, veçanërisht ato që kanë pozita me ndikim në komunitetet e tyre, si agjentë të paqes dhe pajtimit të cilat si të tilla mund të ndihmojë në bashkimin e njerëzve për të mbështetur dialogun në nivele të ndryshme; dhe duke krijuar një forum dinamik, interaktiv dhe krijues të zërit të grave për të mobilizuar mbështetjen dhe angazhimin në një partneritet rajonal me gratë dhe burrat që janë udhëheqës politik

Postimet e ngjajshme