Komunikatë për media – Deklaratë e Lobit Rajonal të Grave për Paqe, Siguri dhe Drejtësi në Evropën Juglindore (LRG EJL) Download

Komunikatë për media

Lobi Rajonal i Grave për Paqe, Siguri dhe Drejtësi në Evropën Juglindore (LRG EJL) e dënon ashpër vrasjen e udhëheqësit të iniciativës qytetare dhe udhëheqësit të SPD-së dje në Mitrovicën e Veriut, Kosovë.

Kërkojmë që të bëhet gjetja e autorëve të këtij krimi dhe të dënohen sa më shpejt që të jetë e mundur nga ana e institucioneve të drejtësisë, si atyre kombëtare ashtu edhe nga ana e institucioneve ndërkombëtare, në mënyrë që të parandalohen implikimet më të gjera politike, në veçanti paqja dhe stabiliteti në Kosovë dhe në rajon.

Konsiderojmë se Dialogu i Brukselit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duhet të vazhdojë për të mirën e paqes dhe stabilitetit në rajon.

Ne i bëjmë thirrje Bashkimit Evropian që ta përshpejtojë procesin e integrimit të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, pasi që, siç edhe duket, vonesat krijojnë hapësira për destabilizimin e rajonit.

U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë, që të angazhohen në mënyrë aktive në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.

Gjithashtu u bëjmë thirrje politikanëve që të përmbahen nga deklaratat dhe komentet negative.

Si anëtare të Lobit Rajonal të Grave për Paqe, Siguri dhe Drejtësi në Evropën Juglindore, mbetemi të përkushtuara dhe mundohemi të ndihmojmë në forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe në promovimin e integrimit Evropian të të gjitha shteteve tona anëtare. Ne jemi të bindura se fuqizimi i grave mund të kontribuojë në forcimin e paqes dhe së ardhmes evropiane në rajon.

Anëtaret e Lobit Rajonal të Grave për Paqe Siguri dhe Drejtësi në Evropën Juglindore:

Bosnja dhe Hercegovina: Memnuna Zvizdić, Lidija Živanović, Nada Tesanović, Ismeta Dervoz

Kroaci: Gordana Sobol, Morana Paliković Gruden, Lovorka Marinović

Kosova: Edita Tahiri, Luljeta Vuniqi, Teuta Sahatqija

Maqedoni: Irina Pockova, Teuta Arifi, Savka Todorovska

Mali i Zi: Nada Drobnjak, Sllavica Striković, Ljubomirka Mira Asović

Serbia: Sonja Biserko, Natasha Mičić, Stasa Zajović, Ljiljana Radovanović,

Shqipëria: Eglantina Gjermeni, Marieta Zaçe, Majlinda Bregu,

Lobi Regional i Grave (LRG) për Paqe, Siguri dhe Drejtësi ne Evropën Jug-lindore është themeluar në vitin 2006 me përkrahjen e UNIFEM-it, tani UN Women. Lobi promovon veprimet politike dhe avokuese, për të avancuar paqen dhe stabilitetin në rajon, duke përfshirë  zbatimin e plotë të Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit mbi gratë, paqen dhe sigurinë, e cila thërret për një  përfaqësim të madh të grave në të gjitha nivelet vendim-marrëse. Grupi i përfshin anëtaret e Shqipërise, Bosne-Herzegovinës, Kroacisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë. Anëtaret e saj jane gra udhëheqesë të shquara dhe lidere, duke përfshirë politikanet, anëtare të parlamenteve, që mbajnë pozita të larta qeveritare ose publike, si dhe përfaqësuese të shoqerisë civile.

Postimet e ngjajshme