04.10.2019
Komunikatë për media – Zgjedhjet në Kosovë – 6 Tetor, 2019
Komunikatë për media
Lobi Rajonal i Grave për Evropën Juglindore (LRGEJL) vlerëson se zgjedhjet e parakohëshme me 6 tetor 2019 janë një rast i mirë për qyetarët për votuar për programet dhe jo liderët e partive, duke legjitimuar një qeverisje demokratike që do të punojë për të mirën e qytetarëve, komuniteteve dhe shtetit të Kosovës.
LRGEJL konsideron se demokracia e vërtet është një demokraci gjithëpërfshirëse e cila mundëson barazinë gjinore dhe mundësi të barabarta për secilin qytetarë.
Duke mirënjohur përparimet në fushën e barazisë gjinore por të shqetësuar se procesi i fuqizimit të grave po shkon ngadale, Lobi i Grave të Rajonit ju bëjnë thirrje qytetarëve që të votojnë sa më shumë gra kandidate për parlament, të cila kanë aftësi të dëshmuara dhe janë të devotshme për të çuar përpara interesat e qytetarëve dhe të vendit tonë. Gratë janë gjysma e popullatës tonë, ato janë një faktor strategjik për zhvillimin dhe përparimin e vendit, përparimin e ekonomisë, luftojnë me sinqeritet korrupsionin duke mundësuar hapjen e vendeve të punës dhe ndaljen e ikjes së rinisë nga Kosova.
Duke uruar për një proces zgjedhor të ndershëm dhe demokratik të liruar nga dukuri negative që i kemi parë më herët, ju kujtojmë se investimi për fuqizimin e grave është investim për ardhmërinë më të ndritur të Kosovës.
Me respekt,
Dr. Edita Tahiri
Ish- Zëvendëskryeministre dhe Kryetare e LRGEJL