01.04.2017
Komunikatë për media: Deklaratë nga LRG EJL për zgjedhjet presidenciale ne Serbi
Komunikatë për media
Lobi Rajonal i Grave për Paqe, Siguri dhe Drejtësi në Evropën Juglindore (LRG EJL) bën thirrje për zgjedhje presidenciale të lira, demokratike dhe të drejta të cilat do të mbahen në Serbi të dielën, më 2 prill 2017. Vullneti legjitim i popullit i shprehur përmes votimit të lirë të qytetarëve paraqet vlerën thelbësore të çdo shoqërie demokratike dhe ne besojmë që kjo është gati të vihet në sprovë në Serbi.
LRG EJL-ja pret që zgjedhjet në Serbi do t’i përkrahin kandidatët pro-evropian për presidencë dhe kështu ta fuqizojnë të ardhmen e Serbisë drejt Bashkimit Evropian si dhe ta nxisin paqen dhe stabilitetin në rajon. Kjo për Serbinë është po ashtu një mundësi për ta dërguar një mesazh të qartë të gatishmërisë për ta ndërtuar një demokraci të qëndrueshme dhe stabile, si dhe marrëdhënie të mira fqinjësore në rajon dhe më gjerë.
LRG EJL-ja shpreh keqardhje që përsëri në këto zgjedhje presidenciale në Serbi nuk ka kandidate femra, ngjashëm sikur në zgjedhjet e kaluara. Prandaj, LRG EJL-ja i inkurajon qytetarët e Serbisë që t’i japin më shumë mbështetje grave në mënyrë që ta rrisin pjesëmarrjen e tyre në politikë dhe vendimmarrje, pasi që nuk mund të ketë demokraci të mirëfilltë pa përfaqësimin e barabartë të grave në të gjitha nivelet e vendimmarrjes.
Ne i shprehim shqetësimet tona në lidhje me atmosferën para-zgjedhore e cila tregon se Serbia ende nuk është në gjendje që në mënyrë strategjike ta pozicionojë veten dhe t’i përcaktojë synimet e arritshme dhe realiste. Në arenën politike konfuzioni vazhdimisht rritet. Përveç kësaj, censura e mediave për kandidatët e opozitës tregon se kushtet për zgjedhje të lira dhe të drejta vështirë se do të mund të përmbushen.
Si anëtare të Lobit Rajonal të Grave për Paqe, Siguri dhe Drejtësi në Evropën Juglindore, ne jemi të përkushtuara që ta ndihmojmë fuqizimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe ta përkrahim euro-integrimin e të gjitha shteteve tona anëtare përfshirë edhe Serbinë. Ne jemi të vendosura që ta inkurajojmë të ardhmen evropiane për Serbinë dhe për të gjitha shtetet në rajonin e Evropës Juglindore.
Anëtaret e Lobit Rajonal të Grave për Paqe, Siguri dhe Drejtësi në Evropën Juglindore LRG EJL:
Shqipëri: Marieta Zaҫe, Eglantina Gjermeni, Majlinda Bregu
Bosnjë dhe Hercegovinë: Memnuna Zvizdić, Meliha Alić, Nada Teśanović, Ismeta Dervoz
Mali i Zi: Nada Drobnjak, Slavica Striković, Ljubomirka Mira Asovic
Kroaci: Grodana Sobol, Morana Palikovic Gruden, Lovorka Marinović
Kosovë: Edita Tahiri, Luljeta Vuniqi, Teuta Sahatqija
Maqedoni: Irina Pockova, Teuta Arifi, Savka Todorovska,
Serbi: Sonja Biserko, Natasa Mičić, Liljana Radovanović, Stasa Zajović