02.11.2017
Shënimi i 17-vjetorit të Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit
Lajmet
Tetori i vitit 2017 shënoi 17-vjetorin e miratimit të Rezolutës 1325 së Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.
Lobi Rajonal i Grave për Evropën Juglindore (LRG EJL) konsideron se kjo rezolutë është një arritje e rëndësishme në lidhje me përpjekjet për fuqizimin e grave në proceset e vendimmarrjes, paqes dhe sigurisë në mbarë botën. Ne u bëjmë thirrje institucioneve ndërkombëtare dhe qeverive kombëtare që t’i rrisin përpjekjet e tyre për rezultate më të mira në zbatimin praktik të kësaj rezolute dhe rezolutave tjera përcjellëse.
Konsiderojmë se vullneti më i fuqishëm politik dhe mbështetja financiare e rritur mund ta bëjnë zbatimin e suksesshëm, duke mundësuar angazhimin e plotë të grave në zgjidhjen e konflikteve, ruajtjen dhe ndërtimin e paqes. Angazhimi përtej fjalëve dhe dokumenteve është ajo që LRG EJL dhe të gjitha gratë në botë po e kërkojnë.
LRG EJL mbetet e përkushtuar për avansimin e fuqizimit të grave për paqe, drejtësi dhe prosperitet në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë.