Deklaratë për media: Reagimi i LRG EJL ndaj deklaratave diskriminuese të Z. Jakup Krasniqi Download

Deklaratat

Duke parë intervistën e fundit të Z.Jakup Krasniqi ku ai paturpësisht diskriminon gratë që marrin pjesë në Dialogun e Brukselit, Lobi Rajonal i Grave dëshiron të dënoj këtë lloj të argumentimit. Derisa Z.Krasniqi ka të drejt ta ketë mendimin e tij sa i përket negociatave të Brukselit, është e papranueshme që argumenti i tij është i bazuar në gjininë e atyre që marrin pjesë në këtë proces. Për shekuj me rradhë, gratë kanë qenë të diskriminuara në politikë dhe në të gjitha fushat e jetës me argumente të këtij lloji. Gratë janë trajtuar si më të dobëta ose si gjinia inferiore dhe shumë gjatë historisë kanë përdorur këtë lloj të argumentit si një mjet për të injoruar dhe heshtur zërin e grave brenda proceseve të ndryshme politike. 

Në tetor të 2000, Këshilli i Sigurisë të Kombeve të Bashkuara (OKB) ka aprovuar rezolutën 1325 që i nxit të gjithë akterët të rrisin pjesëmarrjen e grave në procese të vendim – marrjes dhe ne paqe e siguri. Në tetor te vitit 2013, resoluta 2122 përsëriti rëndësinë e angazhimit të grave në parandalim të konfliktit, zgjidhjen dhe ndërtimin e paqes. Ne kemi kaluar një rrugë të gjatë që nga aprovimi i Konventës për Eliminimim e të gjitha formave të Diskriminimit ndaj Grave (KEDG) në vitin 1979. Këto janë ligje ndërkombëtare që Z.Krasniqi jo vetëm që i ka shpërfillur por edhe shkelur. 

Ne jemi të shqetësuar me këto argumente misogjene te shprehura nga Z.Krasniqi sepse tentojnë të privojnë gratë nga roli i tyre në procese të vendim – marrjes. Meqë gratë nuk trajtohen si partnerë të barabartë të meshkujve por si të nënshtruarat e tyre, disa vendosin të drejtojnë gishtin te gjinia e atyre që janë të angazhuar ne Dialogun e Brukselit në vend që të diskutojnë idetë dhe strategjitë e tyre. Në këtë situatë, ne ndjehemi të shqetësuar që një figurë publike diskriminon gratë. Rasti i Krasniqit reflekton realitetin në tërë botën për gratë që angazhohen në proceset të ndërtimit të paqes. Raporti i vitit OKB-së i viteve 2010 dhe 2012 për Pjesëmarrjen e Grave ne Negociata për Paqe , informon që vetëm 9% e delegacioneve negociuese janë gra dhe vetëm 4 % nënshkruese në procese të Paqes, në të njejtën kohë gratë mungojnë në “role udhëheqëse në negociata të ndërmjetësuara nga OKB-ja”. Prandaj, rasti i Kosovës është një shembull i jashtëzakonshëm për të cilin të gjithë ne në rajon duhet të ndihemi krenar. Kosova ka qenë i vetmi vend në rajon që i ka angazhuar gratë në pozita udhëheqëse ne procesin e negociatave të Konferencës së Rambouillet në vitin 1999 dhe ne këtë të tashmin që filloj në vitin 2011.  Raporti i njejtë tregon që në rajonin tonë nuk ka pasur më shumë gra në pozita udhëheqëse negociuese. Në Kroaci në vitin 1995, 11% të pjesëmarrësve ne ekipe negociatore ishin gra; në Maqedoni në vitin 2001 ishin 5 %; në Kosovë në vitin 1999 ishin 3 %, Bosnia 1995, 0%.  Jo vetëm

Nëse politikanët meshkuj vazhdojnë të argumentojnë që gratë nuk janë të përshtatshme për vendim – marrje politike dhe në mënyrë aktive diskriminojnë gratë në pozita të tilla, pjesëmarrja e grave në diskutimin rreth agjendës së sigurisë dhe paqes do të vazhdojë të injorohet jo vetëm në rajonin tonë por në tërë botën gjithashtu. Dialogu i Brukselit bën përjashtim për Ballkanin. Detyrë e rëndësishme e procesit të sigurimit të paqes dhe sigurisë është t’i japim fund dhunës dhe diskriminimit ndaj grave, dhe një mënyrë për të ndaluar këto praktika është të ngritemi kundër ketyre justifikimeve diskriminuese që akterë politikë japin në media, siq është rasti i Z.Krasniqit. 

Në këtë respekt, LRG EJL sot qëndron kundër këtij argumenti diskriminuës të Z.Krasniqi.

Anëtaret e Lobit Rajonal të Grave për Paqe Siguri dhe Drejtësi në Evropën Juglindore:

Bosnja dhe Hercegovina: Memnuna Zvizdić, Meliha Alić, Nada Tesanović, Ismeta Dervoz

Kroaci: Gordana Sobol, Morana Paliković Gruden, Lovorka Marinović

Kosova: Edita Tahiri, Luljeta Vuniqi, Teuta Sahatqija

Maqedoni: Irina Pockova, Teuta Arifi, Savka Todorovska 

Mali i Zi: Nada Drobnjak, Sllavica Striković, Ljubomirka Mira Asović

Serbia: Sonja Biserko, Natasha Mičić, Ljiljana Radovanović, Stasa Zajović

Shqipëria: Marieta Zaçe, Eglantina Gjermeni, Majlinda Bregu, 

Postimet e ngjajshme