13.05.2015
KONFERENCA E PESTË NDËRKOMBËTARE E LRG EJL – “DIALOGU RAJONAL NDËRMJET GRAVE DEPUTETE NGA SERBIA DHE KOSOVA – ME GRATË DHE PËRFAQËSUESET E KOMUNITETIT NGA KATËR KOMUNAT VERIORE TË KOSOVËS” – Qendra Kulturore , Mitrovica – 13 maj 2015
Angazhimet ndërkombëtare, Ngjarjet
Kjo ishte Konferenca e 5-të Rajonale e Lobit të Grave në serinë e dialogut në mes të grave ne organizuara deri më tani. Tema e Konferencës ishte “Dialogu rajonal në mes të grave deputete nga Serbia dhe Kosova me gratë dhe përfaqësueset e komunitetit të katër komunave veriore të Kosovës” Ne vlerësojmë shumë diskutimin e hapur ndërmjet pjesëmarrësve për dialogun e Brukselit dhe synimet e tij, si dhe procesin e implementimit tek i cili proces kontributi i grave është relevant. Procedimet e konferencës, atmosfera dhe rekomandimet treguan edhe një herë rëndësinë e dialogut, si një mënyrë për të rritur mirëkuptimin për çështje të rëndësishme dhe si një mënyrë për të pasur zërin e grave që të dëgjohet në bërjen e ndryshimeve pozitive.