15.05.2015
Komunikatë për media – Konferenca e 5-të Rajonale e Lobit të Grave
Komunikatë për media
Në emër të LRG EJL falënderojmë për pjesëmarrjen dhe kontributin e dhënë në Konferencën Rajonale, të mbajtur më 13 maj 2015 në Mitrovicë.
Kjo ishte Konferenca e 5-të Rajonale e Lobit të Grave në serinë e dialogut në mes të grave ne organizuara deri më tani. Tema e Konferencës ishte “Dialogu rajonal në mes të grave deputete nga Serbia dhe Kosova me gratë dhe përfaqësueset e komunitetit të katër komunave veriore të Kosovës” Ne vlerësojmë shumë diskutimin e hapur ndërmjet pjesëmarrësve për dialogun e Brukselit dhe synimet e tij, si dhe procesin e implementimit tek i cili proces kontributi i grave është relevant. Procedimet e konferencës, atmosfera dhe rekomandimet treguan edhe një herë rëndësinë e dialogut, si një mënyrë për të rritur mirëkuptimin për çështje të rëndësishme dhe si një mënyrë për të pasur zërin e grave që të dëgjohet në bërjen e ndryshimeve pozitive.
Neve na vjen keq që disa nga të ftuarët nuk kanë mundur të i bashkohen konferencës për shkak të disa parregullëesive të krijuara në minutën e fundit, me ndryshimin e vendit të mbajtjës së takimit, sepse vendi i parë për të cilin kemi rënë dakord shumë ditë më parë u anulua në një mënyrë të çuditshme. Siç e dini, Konferenca ishte planifikuar të mbahet në Kolegjin Ndërkombëtar të Biznesit në veri të Mitrovicës, por për fat të keq anulimi në minutën e fundit është bërë me e-mail dërguar LRG EJL-së më 12 maj në ora 17:27, dhe jo nga autoritetet e kolegjit por nga kryetarët e katër komunave veriore. Email është dërguar nga Ksenija Bozovic, Kryesuesese eKuvendit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, në të cilin ajo tha se “në bazë të vendimit të kryetarëve të komunave veriore të Kosovës takimi duhet të shtyhet për shkaqe të sigurisë”.
Akt i tillë, ishte me të vërtetë i çuditshëm, sepse vendimi për të shtyrë një konferencë ligjërisht qëndron me organizatorin e një konference dhe jo nga aktorët e jashtëm dhe, ndërhyrje të mëtejshme të kryetarëve në vendime të institucioneve akademike të cilat ranë dakord për të ofruar vendin për këtë konferencë të rëndësishme paraqet një akt jodemokratike të qeverisjes nga kryebashkiakët si dhe, politika nuk duhet të ndërhyjë në institucionet akademike.
Për më tepër, ne kemi marrë refuzimin nga ana e delegacionit parlamentar të grave të Serbisë të pabazë, për të marrë pjesë në Konferencën, për shkak të ndryshimit të vendit të punës, edhe pse ato erdhen me kohë. LRG EJL fuqimisht beson se vendi i konferencës është më pak i rëndësishëm se dialogu në vetvete i cili ishte paraparë të realizohet me anë të kësaj konference. Për më tepër, vendi nuk është ndryshuar nga ne organizatorët, por nga të tjerët. Për më tepër LRG EJL është në kërkim të sesioneve të ardhshme në tryeza të rrumbullakëta dhe mirëpret bashkëpunimin me të gjithë ju.
Anëtaret e Lobit Rajonal të Grave për Paqe Siguri dhe Drejtësi në Evropën Juglindore:
Bosnja dhe Hercegovina: Memnuna Zvizdić, Meliha Alić, Nada Tesanović, Ismeta Dervoz
Kroaci: Gordana Sobol, Morana Paliković Gruden, Lovorka Marinović
Kosova: Edita Tahiri, Luljeta Vuniqi, Teuta Sahatqija
Maqedoni: Irina Pockova, Teuta Arifi, Savka Todorovska
Mali i Zi: Nada Drobnjak, Sllavica Striković, Ljubomirka Mira Asović
Serbia: Sonja Biserko, Natasha Mičić, Ljiljana Radovanović, Stasa Zajović
Shqipëria: Marieta Zaçe, Eglantina Gjermeni, Majlinda Bregu,