14.06.2012
Dialogu në mes të grave në Kosovë – Tryeza e Parë – Prevallë, Kosovë – 13 Qershor 2012
Ngjarjet
Lobi Rajonal i Grave për Paqe, Siguri dhe Drejtësi në Evropën Juglindore (LRG EJL), me mbështetjen financiare nga Ambasada e Finlandës në Prishtinë, Kosovë, ka mbajtur tryezën e parë – “Dialogu në mes të grave në Kosovë” me qëllim për të diskutuar pozitën e gruas, sfidat me të cilat gratë janë duke u ballafaquar në të gjitha fushat e jetës, situata politike dhe e sigurisë në rajon dhe në Kosovë, si dhe integrimi Evropian dhe cila është pozita e grave në këtë proces të integrimit. Ky ishte një dialog gjithëpërfshirës ndërmjet grave nga shumica shqiptare dhe pakica serbe (duke përfshirë serbët nga veriu) të Kosovë, duke përfshirë pjesëmarrjen e anëtareve të LRG-së nga rajoni i Ballkanit Perëndimor. Takimi u oderua nga Këshilltarja e UN Women për Paqe dhe Qeverisje.