Tryeza e parë – Dialogu ndërmjet grave Deputete nga Kosova dhe Serbia – Budvë, Mal i Zi – 30 Qershor 2011 Download

Ngjarjet

Në mbështetje të dialogut në mes të Grave Parlametare nga Kosova dhe Serbia, Lobi Rajonal i Grave në Evropën Juglindore (LRG EJ) organizoi takimin me 30 Qershor 2011 ne Budvë, Mal të Zi. Takimi udhëhiqej nga Znj. Edita Tahiri, Kryesuese e Lobit Rajonal të Grave poashtu dhe Zëvendës Kryeministre e Kosovës dhe Udhëheqëse e Ekipit të Kosovës për dialogun me Serbinë.

Gjatë takimit morrën pjesë gjithsejt 14 pjesëmarrëse që  paraqitën të arritura dhe rrezultate në një numër të gjerë cështjesh që lidhen me perspektiven evropiane të rajonit. Pjesëmarrëset përfshinin gratë Deputetet e Parlamentit, nga Kosova dhe Serbia, anëtaret e LRG-së; deputete, përfaqësuese të shoqërisë civile dhe nga institucionet qeveritare. Pjesëmarrëset shkëmbyen informata mbi gjendjen politike dhe te sigurisë në Kosovë dhe Serbi si dhe në vendet tjera të rajonit. Një ndër qëllimet e takimit ishte edhe ndihma për gratë politikane për kontributin e tyre të mundshëm  në dialogun teknik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit të ndihmuar dhe ndërmjetesuar nga Bashkësia Europiane,  si dhe të rrisë kontributin grave për paqë dhe siguri. Pjesemarrëset u pajtuan se ka nevojë për takime të tilla në të ardhmen duke synuar që  numri i grave  nga të dyja palët të rritet. Gjithashtu ky takim tregoi se si kontributi përmes debatit dhe rekomandimeve mund të përdoret në  përshpejtimin e  integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian dhe Komunitetin Euro-Atlantik.

Postimet e ngjajshme