Sonja Biserko

Sonja Biserko është një lidere dhe reformiste e mirënjohur për guximin dhe kontributin e jashtëzakonshëm për ndryshime demokratike ne vendin e saj dhe në regjionin e Evropës Juglindore.

Ajo është udhëheqëse e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat të Njeriut në Serbi. Ndër themeluesit e Lëvizjes Evropiane në Yugosllavi, Qendra e Veprimit Kundër Luftës, Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi dhe Forumi për Marrëdhënie Ndërkombëtare. Ka punuar në një varg programe për të drejtat njerëzore dhe civile; Helsinki ëatch, Laëyers Committee for Human Rights, Qendra e OKB-se për të Drejtat e Njeriut; Missioni Mazoëiecki dhe në Tribunalin e Hagës. Ka organizuar takimin e parë të opozitës në ishYugosllavi në Geneva,1991. Një nga projektet më strategjike në te cilin ka qenë e angazhuar, ka qenë në kthimin e refugjatëve, sidomos Serbve nga Kroacia. Ajo ka qenë aktivisht e angazhuar në Kosovë që nga periudha e të 90ve. Më shumë se dhjetë vjetë ka qenë aktive në projekte që kanë të bëjnë me Ballafaqimin me të Kaluarën. Ka punuar së bashku me ekipin e Geoffrey Nice në gjykimin e Milosevicit, si dhe në raste tjera në Tribunalin e Hagës. Ka një eksperiencë të madhe për të drejtat e njeriut, procese paqësore dhe të drejtësisë duke punuar për visionin e saj politikë dhe mendimin kritik. Ka qenë pjesëmarrëse në Eric Lande Felloëship, Clare College, Cambridge, Britani të Madhe në 2012, Instituti për Paqe në ëashington D.C. në 2001. Ka qenë anëtare e Komisionit të Kombeve të Bashkuara në hulumtimin në DPR Kore 2013-2014.
Autore e shumë librave “Serbia në Orient”, “Konspiracioni kundër Yugosllavisë”, “Shpërthimi i Yugosllavisë”;autore e editorialeve të rregullta në Helsinki Charter, editore dhe coeditore e një numri të librave, duke përfshirë Srebrenica: From Denial to Confession (Srebrenica: Nga Mohimi në Rrëfim); Milosevic vs. Yugoslavia; Bosnia: the Core of the Great Serbian Project (Bosnia: Thelbi i projektit të madh Serb); Yugoslavia: Collapse, ëar, Crime (Yugosllavia: Kolapsi, Lufta, Krimi); Tragjedia e Vukovarit; Gjykimi i Sheshelit; ka kontribuar ne artikuj te specializuar dhe magazina të ndryshme.

Ka fituar cmime të shumta për punën e saj për të drejtat e njeriut, duke përfshirë një nga Komiteti i Avokatëve për Të Drejtat e Njeriut, NY; Cmimi ëeimar (the ëeimar Aëard); Cmimi Eitinger nga Universiteti i Oslo’s; Qytetare Nderi e Sarajevës; është e nominuar brenda 1000 Grave për Cmimin Nobel Për Paqe; medaljen Nëna Tereze për aktivitete humanitare. Ka përfunduar studimet universitare në Ekonomi nga Shkolla Ekonomike, University i Beogradid viti 1970.

Postimet e ngjajshme