01.05.2020
Morana Paliković Gruden
Morana Palikovic Gruden u lind në vitin 1943, në Zagreb. Ajo u diplomua në Universitetin e Zagrebit, Fakulteti i Shkencave Politike. Karriera e saj filloi në shtëpinë më të madhe botuese në Kroaci – “Vjesnik”, ku ajo ka punuar ë disa vende të punës, duke përfshirë gazetarinë, marketingun dhe poste redaktori. Kur ajo fitoj përvojë të mjaftueshme vendosi të bëhet një sipërmarrëse. Në vitin 1994, ajo themeloi, botoj dhe punoj si kryeredaktore e revistës së grave ‘Gratë Punonjëse’ (Zaposlena Zena). Nga viti 1986 deri në 1990, ajo ishte anëtare e parlamentit si përfaqësuese e Sindikatës së Punëtorëve të Shtypshkronjave dhe gazetarëve. Që nga viti 2001, ajo është anëtare aktive e Partisë Popullore Kroate – Liberal Demokratët. Pas zgjedhjeve lokale në vitin 2001, ajo vendosi që të bëhet politikane profesioniste veçanërisht duke qenë aktive në nivel komunal. (2005 – 2009).
Sot ajo është Nënkryetare e kuvendit të qytetit të Zagrebit dhe anëtare e komitetit për shërbime sociale. Si një person me përvoja të ndryshme, me interesim të posaçëm në çështjet e të drejtave të grave, ajo është duke punuar si ndërmjetëse në mes të institucioneve të qeverisë dhe OJQ-ve që punojnë për krijimin e mundësisë për dialog dhe bashkëpunim mes këtyre dy subjekteve. Aktualisht ajo është nënkryetare e Komitetit Olimpik Kroat dhe Kryetare e Federatës se patinazhit si dhe Kryesuese ne Women in Sport Commition.