Natasha Mićić

Natasha Miçiç u diplomua nga Universiteti i Beogradit – shkolla juridike, dhe gjeti punë si nëpunëse në Gjykatën Komunale Uzice gjatë fillimeve të viteve 1990. Ajo e la postin në vitin 1998 për të ndjekur karrierën si një avokate. Edhe pse ajo ishte pothuajse 33 vjeçare në atë kohë, ka vepruar si zzedhenese dhe keshilltare ligjore ne levizjen studentore OTPOR, ajo përfundoi si një nga themelueset e lëvizjes studentore Otpor, duke vepruar si zëdhënëse e tyre dhe mbrojtëse ligjore. Natasha Miçiç u bë zëvendës-presidente e parlamentit në janar të vitit 2001. Që nga viti 2001-2004 Natasha Miçiç ka vepruar si kryetare e Asamblesë Kombëtare të Republikës së Serbisë dhe Kryetare e Komisionit për Çështje Kushtetuese. Gjatë vitit 2002 deri në fillim të vitit 2004 ajo ishte ud e kryetarit të Serbisë.Në dhjetor të vitit 2004, ajo u zgjodh të jetë presidente e GSS. Ishte anëtare e Këshillit të Lartë të Mbrojtjes të Serbisë dhe Malit të Zi. Pas bashkimit të Aleancës Qytetare të Serbisë në Partinë Demokratike Liberale në vitin 2007, ajo u bë zëvendës-kryetare e Partisë Liberale Demokratike. Që nga viti 2013, Natasha është Kryetare e Këshillit Politik të Partisë. Si një deputete, shumicën e kohës, ajo ishte anëtare e Komisioneve për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore.

Postimet e ngjajshme