01.05.2020
Staša Zajović
Stasa Zajovic është e lindur në vitin 1953 në Nikshiq të Malit të Zi. Ajo u diplomua në vitin 1977 në Fakultetin e Filozofisë në Beograd dhe në vitin 1980 ishte aktive në lëvizjet feministe. Ajo ishte një nga themelueset e grupit Gratë në të zeza, Beograd dhe sot është koordinatore e Grave në të Zeza dhe rrjetit ndërkombëtar të Grave në të Zeza. Ajo ka botuar në një numër të madh shkrimeve për aktivistët dhe shkrime të ekspertëve në forume të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe dy libra. Ajo ka redaktuar shumë vëllime me tema feministe-paqësore dhe anti-militariste. Ajo është fituese e çmimit Milenium nga UNIFEM-in dhe ishte e nominuar për Çmimin Nobel për Paqe. Është anëtare e rrjeteve të mëdha ndërkombëtare për paqe, jo-dhunës, feminizëm, anti-militarizëm dhe antifashizëm.