Marieta Zaçe

Diplomuar ne Akademinë e Edukimit Fizik e sportit. Ka punuar si pedagoge për 21 vjet ne Akademi dhe ka titullin shkencor Prof. i Asociuar ne shkencat pedagogjike. Në vitet 1992-1996 sekretare e përgjithshme e Komitetit Olimpik Shqiptar. 1996-97 sekretare e shtetit për sportin. Ka qenë dy herë deputete e Kuvendit të Shqipërisë 1996-1997, 2001-2005 dhe si zëvendës kryetare e komisionit për Çështje Sociale. Nga 2005 2009 ka qenë zëvendës Ministre e Punës, Çështjeve Sociale e Shanseve të Barabarta. Znj Marieta është Ish-Kryetare e Komitetit Shqiptar të Birësimeve.

Ajo ka me shume se 15 vite përvoje pune me çështjet e barazisë gjinore dhe  ka qenë një mbrojtëse e te drejtave te grave në Shqipëri dhe ka marrë pjesë aktive në lëvizjen e gruas në Shqipëri. Gjate mandatit të zëvendës Ministres ajo ka drejtuar dhe ka marrë pjesë në hartimin e strategjisë se barazisë gjinore dhe për eliminimin e dhunës në familje në Shqipëri. Gjatë karrierës së saj profesionale ajo ka marrë disa çmime dhe medalje për kontributin në fushën e edukimit dhe të mbrojtjes së të drejtave të grave.

Postimet e ngjajshme