Lidija Živanović

Ka diplomuar në Fakultetin e Arkitekturës-Urbanizmit të Sarajevës në vitin 1975. Në karrierën e saj profesionale ka punuar si dizajnere deri në vitin 1992. Që nga viti 1996 ajo ka qenë një aktiviste në Parlament qytetar të Helsinkit të Banja Lukës, dhe që nga viti 2003 ajo ka qenë Drejtoresh Ekzekutive dhe ka iniciuar dhe ka organizuar shumë aktivitete dhe takime si një kontribut për të sjellë së bashku njerëz të ndarë nga lufta, ndërtimin e shoqërisë civile në Bosnje dhe Hercegovinë , sidomos në fushën e barazisë gjinore. Ajo mori një medalje për Tolerancë nga Shoqata e qyteteve multi-etnike të Evropës Juglindore – Philia – në konferencën e tyre të përgjithshme për katër vjetorin në korrik të vitit 2009 në Sarajevë. Medalja i jepet individëve të cilët japin kontribute të rëndësishme në promovimin e vlerave multi-kulturore dhe ndërtimin e marrëdhënieve të mira ndëretnike.

Postimet e ngjajshme