01.05.2020
Irina Pockova
Irina Pockova ka qenë aktive në qeverisjen lokale në Maqedoni që nga viti 1985. Ajo ka qenë Drejtoresh e të Hyrave Publike për komunën e Shën Nikollës, si dhe kryetare e Këshillit të Qytetit. Që nga viti 2001 ajo ka qenë Presidente e Iniciativës së Grave Qytetare të Shën Nikollës. Ajo ka qenë konsulentë dhe bashkëpunëtore në projekte të drejtuara nga agjencitë ndërkombëtare si USAID-i. Interesat e saj qëndrojnë në buxhetimin gjinor dhe strategjitë lokale të zhvillimit ekonomik. Ajo ka shkruar libra për mundësitë e investimit dhe të biznesit, si dhe një libër të taksave. Ajo ka një diplomë në ekonomi nga Universiteti i Maqedonisë duke u fokusuar në financa dhe kontabilitet.