01.05.2020
Dr. Teuta Arifi
Dr Teuta Arifi ka diplomuar filologjinë në Universitetin e Prishtinës në vitin 1991, ndërsa në vitin 1995 mori titullin magjistër në Filozofi, nga Universiteti Ss. Cyril dhe Methodius në Shkup, Maqedoni. Ajo gjithashtu ka doktoratë në Filologji nga Ss. Cyril dhe Methodius University në Shkup. Ajo u zgjodh në postin e zëvendëskryeministres së Republikës së Maqedonisë në krye të Çështjeve Evropiane në korrik të vitit 2011 deri ne Mars 2013. Kryetarja Arifi ka një prapavijë të gjerë politike pasi që ajo ishte gruaja e parë shqiptare për t’u zgjedhur në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë në vitin 2002. Ajo pastaj u ri-zgjedh anëtare e Parlamentit në vitin 2006, 2008 dhe 2011. Si anëtare e Parlamentit ka kryer një numër detyrash të rëndësishme, duke përfshirë, kryesuese e Komisionit për Punë të Jashtme, kryesuese e Komisionit për Çështje Kulturore, dhe anëtare e Delegacionit të Parlamentit të Maqedonisë në Këshillin e Evropës, Kryesuese e delegacionit të parlamentit maqedonas në NATO. Ajo gjithashtu mban pozitën e nënkryetares së Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), parti kryesore politike e shqiptarëve në Maqedoni. Për më tepër, Kryetarja Arifi ka edhe njohuri të larta akademike pasi që është një nga themelueset kryesore të Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL) në Tetovë, ku ajo mban postin e profesorësh së asociuar – në Studime multi-kulturore. Ajo është gjithashtu Asistent Profesor për Historinë e Letërsisë shqiptare në Departamentin e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, Fakulteti i Filologjisë, Universiteti Ss. Cyril dhe Methodius.
Portofoli i Kryetares Dr. Teuta Arifi përfshin përvojën ndërkombëtare, si dhe, përfshinë një numër të detyrave të rëndësishme me organizatat ndërkombëtare. Ajo ka shërbyer si anëtare e ekipit hulumtues të Institutit të Paqes, Universiteti i Hamburgut, lidhur me punën e Komisionarit të Lartë për pakicat në OSBE; Anëtare e Bordit Këshillimor të Ekipit të ngarkuar me hulumtimin e pozitës së pakicave në Evropën Juglindore, CEI -Budapest, Anëtare e Byrosë së Komitetit Drejtues për barazi të Këshillit të Evropës, Strasburg, anëtare e ekipit të OSBE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri në vitin 1995; Anëtare e Delegacionit të Republikës së Maqedonisë në Konferencën e 4 Botërore për të Drejtat e Grave, Pekin, dhe anëtare e delegacionit të Maqedonisë në OSBE, Vjenë, grupi punues për Dimensionin Njerëzor.