10.12.2015
Tryezë e rrumbullakët – “GRATË SË BASHKU NË MBËSHTETJE TË MARRËVESHJsES SË BRUKSELIT” – Shtërpce, Kosovë – 10 Dhjetor 2015
Ngjarjet
Anëtaret e LRG EJL prej Kosovës dhe Serbisë kanë pasur përvoja të përvetësimit të perspektivës shumetnike të problemeve gjinore që prej vitit 2007. E kanë vizituar Priluzhen dhe Uglaren për të diskutuar me gratë lokale të komunitetit shqiptar dhe serb, pastaj i kanë vizituar enklavat serbe përreth Prishtinës, si në Graçanicë dhe Obiliq, për të biseduar me gratë serbe me synim që ta mbështesin integrimin e serbëve të Kosovës, si dhe ta rrisin përfshirjen e udhëheqëseve gra të komunitetit. Gjithashtu, përmes projekteve të mëparshme të financuara prej Ambasadës së Finlandës në Prishtinë, në vitin 2012 janë mbajtur tri takime të dialogut të mirëbesimit mes grave shqiptare dhe serbe nga Kosova dhe grave deputete prej partive kryesore politike. Tri tryezat e rrumbullakëta, të mbajtura mes muajit qershor 2012 dhe mars 2013, ofruan një forum për zërin e grave nga të dy vendet dhe bashkësitë në Kosovë që t’i shprehin mendimet e tyre rreth procesit të normalizimit, dhe të gjetjes së fushave të mundshëm për bashkëpunim të ardhshëm.