Njoftim për shtyp nga dialogu ndëretnik – Graçanicë & Novobërdë, Kosovë Download

Komunikatë për media

Dialogu në mes të grave të komuniteteve të ndryshme etnike në Kosovë dhe gratë nga regjioni i Ballkanit perëndimor, u mbajt në Gracanicë dhe Novo Bërdë, më 21 dhe 22 korrik, 2015. 

Të dy takimet ofruan forume për diskutim dhe rekomandime lidhur me çështjet e forcimit të grave në nivelin lokal, posaçërisht të grave shqiptare dhe serbe, mënyrat e rritjes së mirëkuptimit ndëretnik dhe shkëmbimi i përvojave për integrimet në BE.  Takimet u fokusuan posaçërisht në dialogun e Brukselit dhe implementimin e marrëveshjeve, ku me anë të diskutimit dhe informimit nga dora e parë, gratë kishin mundësinë të shkëmbejnë mendimet lidhur me këtë proces të rëndësishëm dhe për rolin që gratë mund të kenë në përkrahjen e implementimit efektiv të këtyre marrëveshjeve nga të cilat mund të përfitojnë të gjithë qytetarët e Kosovës. 

Ky projekt i RWLSEE u përkrah nga  UNWomen dhe ambasada e Finlandës në Kosovë, të cilëve RWLSEE u shpreh mirënjohje të lartë për përkrahjen e tyre dhe pjesëmarrjen në këto takime të rëndësishme.  Gjithashtu, falënderimet tona shkojnë edhe për Kryetarin e Novo Bërdës dhe Kryetaren e Kuvendit Komunal në Gracanicë për mikpritjen dhe pjesëmarrjen e tyre,  dhe për të gjitha gratë të cilat morrën pjesë nga të dy komunat si dhe nga Kroacia, Mali Zi, Bosnja dhe Hercegovina dhe Maqedonia. Si rezultat i debatit dhe diskutimit, këto rekomandime u prezantuan: 

Rekomandime:

  • Dialogu në mes të grave të etniciteteve dhe shteteve  të ndryshme duhet të përkrahet nga ana e qeverive nacionale dhe organizatat ndërkombëtare, në mënyrë që të dëgjohet zëri i grave lidhur me çështjet relevante që kanë ndikim te gratë dhe shtetet e regjionit.  
  • Forcimi i mëtejmë i grave në politikë, në jetën sociale dhe ekonomike është i rëndësishëm për të siguruar pjesëmarrje të barabartë dhe përfaqësim të grave në institucionet qendrore dhe lokale. 
  • Rritja e pjesëmarrjes së grave në partitë politike është një nga kushtet kryesore për forcimin e grave në vendimmarrjen politike në nivelin lokal dhe qendror. 
  • Gratë duhet të jenë aktive dhe të gatshme për të marrë përgjegjësi në të gjitha nivelet dhe sektoret e jetës publike, pavarësisht barrierave të natyrave të ndryshme sepse vetëbesimi dhe pro-aktiviteti ka si rezultat përfshirjen më të madhe të grave në nivelet e vendimmarrjes dhe procesin paqësor. Gratë janë pasuri strategjike të cilave duhet dhënë mundësi të barabarta për të kontribuar për dekompraci, zhvillim dhe ndërtim të paqes. 
  • Gratë duhet të përkrahen më shumë në nivelet lokale në fushat relevante që përfshijnë: 
    • Ekonominë
    • Politikën 
    • Jetën sociale
    • Çështjet pronësore
    • Dhuna në familje, etj.
  • Gratë pjesëmarrëse përkrahin Dialogun e Brukselit dhe bëjnë thirrje për përshpejtimin e implementimit të Marrëveshjeve të arritura, për të normalizuar situatën dhe për integrimin e Serbëve në institucionet e Kosovës, si dhe për të përkrahur normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë me ndihmën e Bashkimit Evropian sepse BE kontribuon në paqen dhe stabilitetin në regjion dhe përshpejton integrimin evropian për Kosovën dhe të gjitha shtetet e regjionit. 

Gratë pjesëmarrëse e vlerësojnë shumë rolin e RWLSEE si një organizatë unike e grave me dimension regjional dhe bëjnë thirrje për bashkëpunim më të madh regjional në mes të grave, duke u bazuar në modelin e RWL. 

Postimet e ngjajshme