16.10.2015
Deklarata e Shkupit
Deklaratat
Pjesëmarrësit e LRG EJL dhe UN Women, kanë organizuar Konferencën Rajonale në Shkup “RËNDËSİA DHE ROLİ İ GRAVE NË MAQEDONİ DHE PROCESET E İNTEGRİMEVE EUROPİANE“/ dialog në mes të grave udhëheqëse në politikë, në Maqedoni dhe rajon/i cili ka përfshi gratë politikane, deputete, zyrtare qeveritare dhe aktivistë të shoqërisë civile nga Maqedonia, anëtarët e LRG EJL nga rajoni i Bosnjës dhe Hercegovinës, Kroacisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, si dhe përfaqësuesit e OKB-së, BE-së, dhe organizatat tjera ndërkombëtare .
Pas një debati dinamik dhe konstruktiv gjatë konferencës, pjesëmarrësit e konferencës së bashku dolën me rekomandimet e mëposhtme:
Për Maqedoninë:
- Pjesëmarrësit e konferencës bëjnë thirrje për mbështetje më të madhe politike dhe institucionale për të rritur rolin e gruas dhe pjesëmarrjen e saj në nivelet politike dhe vendimmarrëse në Maqedoni. Ne kërkojmë 40% të grave, veçanërisht në listat rregullore zgjedhore për zgjedhjet parlamentare dhe lokale të Maqedonisë, dhe për të lejuar përfaqësim prej 50% të grave në qeveritë qendrore dhe lokale, si kryetare të komunave dhe, në udhëheqjen e partive politike deri me 2020.
- Gratë duhet të jenë më aktive në marrjen e përgjegjësisë për të ndihmuar në ndryshime pozitive në interes të qytetarëve, komunitetit dhe shtetit në Maqedoni. Rrjetet parlamentare të grave, format e shoqatave të femrave në partitë politike dhe rrjetet e grave të OJQ-ve kanë një rol të rëndësishëm në fuqizimin e grave. Institucionet dhe partitë politike duhet të ofrojnë mbështetje të vërtetë për barazi gjinore dhe për të siguruar që gratë të marrin vendin e merituar në proceset e shtetndërtimit demokratik, zhvillimin ekonomik dhe euro integrimin e Maqedonisë.
- Gratë politikane dhe aktiviste të shoqërisë civile nga i gjithë spektri politik dhe etnik duhet të gjejnë mënyrë që të jenë në vijën e pare të dialogut dhe bashkëpunimit për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni, në mënyrë që të ndihmojë progresin në vend për të mirën e të gjithë qytetarëve pa dallime.
- Pjesëmarrësit e konferencës theksuan mbështetjen e partive politike për të zbatuar plotësisht marrëveshjen Przino, për t’ju përmbajtur datave në bazë të cilave duhet të ecin zhvillimet politike në Maqedoni.
- Pjesëmarrësit e konferencës theksuan që rëndësia e zbatimit të plotë dhe efektiv së Marrëveshjes së Ohrit për të drejtat dhe prosperitetin e Shqiptarëve në Maqedoni, për harmoninë etnike më të mirë dhe bashkëpunimin ndëretnik në ndërtimin e shtetit demokratik të mundësive të barabarta për të gjithë qytetarët.
- Pjesëmarrësit e konferencës theksuan nevojën për të përshpejtuar procesin e integrimit në BE të Republikës së Maqedonisë, përmes përshpejtimit të reformave Europiane që do të ndihmojnë në demokratizimin e institucioneve dhe shoqërisë. Forcimi i reformave të BE-së, bashkëpunimi dhe marrëdhënie të mira fqinjësore me shtetet dhe kombet në rajon do të çojë në paqe dhe siguri të qëndrueshme dhe do të siguroj të ardhme evropiane për të gjithë.
Për të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor:
- Është koha për barazi në fillim të shekullit 21. Ne bëjmë thirrje për fuqizimin e qëndrueshëm të grave përmes pranimit të vlerave demokratike dhe duke mos lejuar tradicionalizmi, diskriminimi i mizogjinise ti formojnë politikat e balancit gjinorë. Ne gjithashtu theksojmë se gratë nuk duhet të mbështeten vetëm si kuota ose numra, por më tepër për shkak të cilësisë së tyre dhe potencialit të shquar që ato mund të investojnë për botë më të mirë. Në të njëjtën kohë i mbetet shteteve dhe shoqërive të investojnë më shumë për zhvillimin dhe perspektivën e grave në të gjitha sferat e jetës, politikës, ekonomisë, akademisë, etj
- Pjesëmarrësit deklaruan se debati mbi fuqizimin e gruas duhet të ri-konceptohet në linjat e grave si ndryshuese të lojës, si faktor i ndryshimeve demokratike dhe proceset e paqes dhe, se ne duhet ti mendojmë sërish strategjitë për të pasur agjendë të grave në qendrat e agjendave kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare.
- Bashkëpunimi rajonal në mes të grave në politikë dhe aktivistëve nga organizatat joqeveritare duhet të përmirësohet. Aktorët e OJQ-ve, veçanërisht OJQ-të e grave të vazhdojnë të punojë në arsimin për sensibilizimin mbi aspektet gjinore të sigurisë dhe ndërtimin e paqes, të vazhdojnë monitorimin e zbatimit të Res. 1325 të KSKB dhe rezolutave të tjera dhe, legjislacionin për anti-diskriminim. Fondet ndërkombëtare dhe vendet duhet të parashikojnë më shumë fonde për të financuar aktivitetet e OJQ-ve të grave.
- Pjesëmarrësit e konferencës përshëndetën dhe pranuan miratimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZhQ), Korniza e re e KE-së “Barazia Gjinore dhe Fuqizimi i Grave: Transformimi i Jetës së Vajzave dhe Grave përmes Marrëdhënieve të Jashtme të BE-së 2016-2020” dhe miratimi i Rezolutës 2242 i Këshillit të Sigurisë të OKB-së për të përmirësuar zbatimin e agjendës së grave kyqe, paqes dhe sigurisë.
- Lobi Rajonal i Grave për Paqe, Siguri dhe Drejtësi në Evropën Juglindore (LRG EJL) përfaqëson një model të suksesshëm të bashkëpunimit rajonal në ndërtimin e paqes që mund të përdoret si model për proceset e paqes në rajone të tjera të botës. Ajo përkrah paqe të drejtë dhe pajtimin në vendet postkonfliktuale, si dhe mbështet drejtësinë ndërkombëtare për viktimat e luftës femra të dhunës seksuale, respekt të vlerave të ndryshme kulturore dhe krijimin e një të ardhme të re për rajonin. Donatorët ndërkombëtarë duhet të mbështesin punën e LRG EJL.
- Në rajon, është e nevojshme që të punohet më shumë për paqen, drejtësinë dhe sigurinë, duke u përballur ende me etnocentrizmin mbizotërues. Për të zhvilluar dialog politik dhe etnik duke përdorur proceset evropiane dhe praktikat më të mira për të çuar përpara proceset demokratike dhe zhvillimin në të gjitha vendet e rajonit, në mënyrë që të përshpejtohet integrimi europian për secilën prej tyre.
- Përmirësimi i marrëdhënieve ndëretnike, zbatimi i normave pozitive të ligjit, si dhe masat për mbrojtjen e të drejtave të grave, janë disa nga hapat që janë të nevojshme të merren për të arritur progres në këtë sferë. Është e nevojshme për të siguruar mekanizmat institucional dhe garanci të forta që do të forcojnë institucionet që veprojnë për të mbrojtur të drejtat e njeriut dhe komuniteteve, veçanërisht të drejtat e njeriut të grave, kryesisht për të siguruar sundimin e ligjit, gjyqësor të pavarur dhe institucione të depolitizuara.
- Pjesëmarrësit e konferencës theksuan mbështetjen e dialogut të Brukselit i cila është duke u zhvilluar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si model që do të përdoret për zgjidhjen e çështjeve të mbetura të hapura në rajon, duke përfshirë mosmarrëveshjen e emrit midis Maqedonisë dhe Greqisë. Ata i bënë thirrje të dy vendeve për të zbatuar plotësisht dhe në mënyrë efektive temat në të cilat janë dakorduar deri tani; sepse kjo është në interes të të gjithë qytetarëve dhe kontribuon për paqen dhe stabilitetin rajonal. Në këtë dialog gratë duhet të kenë një rol më të madh në proceset e paqes në vazhdim të cilat janë duke u zhvilluar.