03.03.2010
Takimin strategjik të Komitetit Drejtues të LRG – Tiranë, Shqipëri – 01 – 03 Mars 2010
Ngjarjet
Lobi Rajonal i Grave për Paqe , Siguri dhe Drejtësi ne Europën Jug-Lindore mbajti takimin strategjik të Komitetit Drejtues të LRG në Tiranë nga 1-3 Mars 2010. Në këtë takim është punuar në mënyrë që të institucionalizohet më tutje struktura dhe funksionimi i LRG si dhe të diskutohen çështjet kyqe politike si dhe zhvillimet e fundit politike në rajon.
Lobi ka shprehur shqetësimin e vet për dobësimin e ndikimit të grave politikane dhe liderëve në rajon dhe thërret BE-në dhe lidershipin vendor të fokusohen në fuqizimin e gruas në proceset e demokratizimit që po zhvillohen në rajon. Ne gjithashtu thërrasim shtetet anëtare të BE, qeveritë dhe Komisionin Europian që të sigurojnë mbështetjen e plotë për pjesmarrjen e gruas në vendimmarrje dhe në zhvillimet në rajon.