Komunikatë për media – Në mbështetje të nënave të cilat po protestojnë para morgut të Prishtinës Download

Komunikatë për media

Lobi Rajonal i Grave për Paqe, Siguri dhe Drejtësi ne EJL fton EULEX dhe Qeverinë e Kosovës që urgjentisht të veprojë për ti dhënë fund grevës së urisë së nënave të cilat po qëndrojnë para morgut të Prishtinës. Këto nëna përfaqësojnë 400 trupa brenda morgut të cilët po presin për identifikimin e tyre.

Procesi i identifikimit të këtyre trupave dhe kthimi i të mbeturave nga trupat tjerë në familjet e tyre po shkon shumë ngadalë. LRG kërkon që EULEX të dedikojë burime financiare dhe përkushtimin e vet në mënyrë që të çojë këtë process deri ne fund.

Greva e urisë , për këto nëna tanimë është një kërcenim serioz për shëndetin e tyre dhe per jetën e tyre si dhe është përgjegjësi e insitucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare ne Kosovë që të reagojnë urgjentisht.

LRG është i përbëre nga gra politikane , eksperte dhe avokate nga shtatë vende të Europes JugLindore .

Më shumë informata gjeni në http://www.rwlsee.org.

Postimet e ngjajshme