18.11.2008
Komunikë për shtyp – LRG kundërshton Planin gjashtëpikësh të arritur midis Serbisë dhe Sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon
Komunikatë për media
Sekretari i përgjisthëm i OKB-së Ban Ki Moon në konsultim me Qeverinë e Serbisë ka përcaktuar gjashtë pika që i japin Serbisë pushtet të gjerë administrativë në pjesët me shumicë Serbe në Republikën e Kosovës, përfshirë këtu policinë, gjyqësinë, transportin dhe infrastrukturën, kufinjtë, doganat dhe qendrat religjioze. Këto gjashtë pika kërcnojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, shkelin Kushtetutën e Kosovës dhe Propozimin e përgjithshëm të Emisarit special të OKB-së Martti Ahtisaari, dhe cenojnë paqen e brishtë që është arritur në Kosovë dhe Evropën Juglindore. Për më shumë, qytetarët serb që jetojnë në enklava në Kosovë kanë dhënë indikacione se kundërshtojnë ndikimin e rritur të Qeverisë së Serbisë.
Pas deklarimit të pavarësisë së Kosovës nga ana e Kuvendit të Kosovës më 17 shkurt 2008, Kosova është njohur nga 52 shtete anëtare të OKB-së, duke përfshirë 22 vende të Bashkimit Evropian. Pavarësia e Kosovës është njohur poashtu nga të gjitha vendet fqinje përveq Serbisë, përfshirë Maqedoninë, Malin e Zi dhe Shqipërinë.
Kushtetuta e Kosovës mbron të drejtat e gjithë qytetarëve, përfshirë qytetarët serb. Kushtetuta garanton përfaqësimin e serbve në Kuvendin e Republikës së Kosovës (Art. 63.2(1)), postet për Ministra dhe zëvendësministra (Art. 96), çasjen në media në gjuhën serbe (Art. 59(11)), përfaqësimin në Këshillin Gjyqësor të Kosovës (Art. 108.6(3)) dhe të drejtat për gjuhën (Art. 59(11)).
Vendosja e misionit të EULEX-it në përputhje me Planin e Ahtisaari’t në tërë territorin duke përfshirë veriun dhe enklavat serbe është esencial për stabilitetin e Kosovës.
Qytetarët e Kosovës protestuan në Prishtinë,në mesditën e të mërkurës së 19 Nëntorit 2008 për ti kundërshtuar gjashtë pikat. Qytetarët theksuan joligjshmërinë e pushteteve të propozuara për Serbinë përmes motos “Sovranieti buron nga populli.”
Lobi Rajonal i Grave mbështet qytetarët në këtë përpjekje, dhe pajtohet se çdo vendim politik në lidhje me Kosovën duhet të merret nga qytetarët dhe autoritet legjitime të Kosovës dhe jo të imponohet.