KONFERENCA E PARË NDËRKOMBËTARE E LRG EJL – NJË E ARDHME E SIGURT PËR RAJONIN TONË: ÇKA DUHET TË BËHET PËR TA ARRITUR ATË? FLASIN GRATË LIDERE – Prishtina, Kosovë – 27 Tetor 2008 Download

Ngjarjet

Shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë përjetuar ndryshime thelbësore në situatën politike në vitin e kaluar. Veçanërisht, shpallja e pavarësisë e Kosovës ka pasur jehonë në tërë rajonin. Ballkani perëndimor përsëri u gjind në një gjendje të brishtë politike dhe sigurie dhe LRG mendon së është esenciale që të përfshihen zërat e grave në formësimin e peizazhit të sigurisë në rajon. Krahas, çështjeve të gjera rajonale, qeveria e Kosovës është duke pranuar gjithnjë e më shumë detyra politike dhe të sigurisë nga administratat e UNMIK-ut dhe EULEX-it dhe është kritike që të perspektiva e grave të jetë pjesë e këtij ndërtimit të shtetit që nga fillimi.

Përderisa ka pasur përparime të dobishme në Ballkanin perëndimor në dekadën e fundit, qëndron fakti se niveli i lartë vendimmarrës ende i ka dyert e mbyllura për pjesëmarrjen e grave. Raportet e monitorimit të Rezolutës të KS të OKB-së 1325 në rajonin EJL vazhdojnë të theksojnë boshllëqe në dispozitat e sigurisë mbi gratë dhe përfshirjen e grave në vendimmarrje të pas konfliktit.

Postimet e ngjajshme