03.01.2008
Komunikatë për media – LETËR MBËSHTETËSE PËR ORGANIZATAT E GRAVE NË IZRAEL
Komunikatë për media
Lobi rajonal i grave shpreh solidaritetin e plotë me organizatat e grave në Izrael si dhe me kërkesat e tyre për ndaljen urgjente te dhunës , vrasjeve të civilëve dhe shkatërrimit , si dhe konfirmojmë mbështetjen për politikën paqësore si e vetmja zgjedhje njerëzore për njerëzit dhe qytetarët e Palestinës dhe Izraelit.
Duke kthyer vëmendjen larg nga zërat e militarizimit kah zërat alternative të grave dhe atyre, zërat e të cilëve nuk mund te arrijnë deri te hapësirat publike, organizatat e grave në Izrael janë duke e bërë transparente çështjen e fuqisë brenda politikës dhe mediave.
Ne mbështesim ato në përpjekjet e tyre për të ndalur bllokimin e mediave pasiqë nuk i kontribon paqes; ne mbështesim ato në qëndrimin e tyre për atë se një zgjidhje paqësore nuk mund te jetë e mundur pa gratë; dhe ne avokojmë për një koalicion ndërkombëtare të solidaritetit të grave për të vënë paqen afatgjatë në këtë rajon.