Komunikatë për media – Gratë dhe zgjedhjet 2007 në Kosovë Download

Komunikatë për media

Porosi nga Anëtaret  e Lobit Rajonal të Grave për Paqe, Siguri dhe Drejtësi në Europën JugëLindore ,për  zgjedhjet e ardhëshme në Kosovë

Kosova është në prag të një epoke të re. Zgjedhjet që do mbahen me 17 Nëntor,2007 na ofrojnë një shansë që ti dëshmojmë vehtes, Europës, dhe mbarë botës  gatishmërinë për të ndërtuar paqe të qëndrueshme dhe një demokraci inkluzive. Mënyra më e mirë për të dërguar këtë porosi është që të zgjedhet një parlament që reflekton barazi gjinore. Në listat zgjedhore të prezentuara nga partitë politike të Kosovës, gratë përbëjnë një të tretën e kandidatëve. Por së fundi votuesit janë ata që do  bëjnë zgjedhjen e kandidateve. Kjo është një mundësi që ne të dërgojmë një porosi në mbarë botën për besimin që kemi tek grate tona politikane: ne mund të zgjedhim gra aq sa edhe burra

Sot, në botë përqindja mesatare e ulëseve që mbahen nga gratë në asambletë kombëtare është vetëm 17.4%. Asnjë vend nuk e ka përmbushë barazinë e plotë në mes të grave dhe burrave në pozitat e larta vendimmarrëse. Shtetet Skndinave i  përafrohen barazisë gjinore dhe kanë mbi 40% gra në asambletë kombëtare (Suedia ka 47,3%), kurse ne vendin më të lartë është Ruanda me 48.8%. Zgjedhjet në Kosovë ofrojnë një mundësi për rritjen e pjesmarrjes së grave në  rajon  ku pjesmarrja e grave është vetëm 16%.

Gratë janë në pozitë të sjellin perspektiva, vlera dhe talente të reja në vendimmarrjen publike. Në vendet e dala pas konfliktit siq është rasti me Kosovën, kontributi i gruas në vendimmarrje duhet të vlerësohet në vecanti. Perspektiva të reja për zgjidhjen e sfidave me të cilat po ballafaqohet rajoni jonë për një kohë të gjatë, janë të domosdoshme. Por në vend që të rritet numri i grave politkisht aktive, po ndodhë e  kundërta. Janë bërë shumë pak përpjekje për të siguruar përfshirjen e grave përfaqësuese në bisedimet e vazhdueshme për status. Në nivelin lokal, ku gratë kanë shumë për të ofruar në aspektin e zgjedhjes së problemeve dhe ripërtrirjen e komunitetit, nga 30 kryeshefa ekzekutivë nëpër komuna vetëm 2 janë gra dhe nuk kemi asnjë grua kryetare të komunës.

Për momentin kur e gjithë bota është duke pritur  vendimin për statusin  e Kosovës, dhe kur të gjitha vendet në rajon  janë duke u përpjekur të ndërtojnë marrëdhënje të mira me Bashkimin Europian dhe NATOn, zgjedhja e numrit të barabartë të grave në parlament me burrat, do të dërgonte një porosi të qartë për gatishmërinë e Kosovës për një fillim të ri. Ne si anëtare të Lobit Rajonal të Grave për Paqe, Siguri dhe Drejtësi në Europën Jug-Lindore jemi të gatshme të ndërtojmë paqen duke u bazuar në drejtësi, të mbështesim pajtimin, dhe një ardhmëri të re për Kosovën dhe tërë rajonin e Europës Jug-Lindore. Ne jemi të gatshme të demonstrojmë aftësinë e institucioneve tona politike në modernizim, demokratizim dhe  rrespektim të drejtave  njerëzore të të gjithë qytetarëve.

Shpeshë herë sfidat urgjente për të siguruar stabilitet janë vënë përpara nevojës për të ndërtuar procese demokratike gjithëpërfshirëse. Pasojat afatgjate munden me qenë rrënuese duke prolonguar zhvillimin e një shoqërie inkluzive dhe të barabartë për të gjithë. Nuk duhet lejuar që gratë dhe të drejtat njerëzore të vihen në rend të dytë, prandaj krijoni gruas një mundësi për të udhëhequr. Kosova këtë e ka dëshmuar duke ndërtuar një shërbim policor ku 16% janë gra, prej të cilave 10% në pozita të larta vendimmarrëse. Këto shifra janë më të lartat në rajon dhe po aq apo edhe më të larta se në shume vende në Europë. Le të jetë Kosova vendi i parë në Evropë që do të  zgjedhë 50% gra në parlament. Le të jetë ky një hap drejt një ardhmërie demokratike për Kosovën dhe tërë rajonin.

Anëtaret e Lobit Rajonal të Grave për Paqe, Siguri dhe Drejtësi në Europën JugëLindore: Meliha Alic, Sonja Biserko, Nada Drobnjak, Natasa Kandic, Biljana Kasic, Nekibe Kelmendi, Vera Markovic, Natasa Micic, Irina Pockova, Liljana Radovanovic, Igballe Rogova, Edita Tahiri, Teuta Sahatqija, Gordana Sobol, Luljeta Vuniqi, Stasa Zajovic, Marieta Zaqe, Memnuna Zvizdic,

Lobi Rajonal i Grave për Paqe, Siguri dhe Drejtësi në Europën JugëLindore është themeluar në vitin 2006 me mbështetjen e UNIFEM. Lobi promovon veprimet politike dhe avokuese për të avansuar paqen dhe stabilitetin në rajon, duke përfshirë zbatimin e plotë të rezolutës së Këshillit të Sigurimit 1325 për Gruan, Paqen dhe Sigurinë, e cila thërret për një përfaqësim më të madh të grave në të gjitha nivelet vendimmarrëse. Grupi përfshinë anëtare nga Shqipëria, Bosna dhe Hercegovina, Kosova, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia. Anëtaret e Lobit janë gra udhëheqëse të shquara, parlamentare, gra që  mbajnë pozita të larta si në sektorin publik ashtu dhe në qeveri, si dhe përfaqësuese nga shoqëria civile.

Postimet e ngjajshme