Gratë dhe perspektiva evropiane e rajonit: Roli i grave në mbështetjen e implementimit të paqes dhe normalizimit të marrëveshjes në mes Prishtinës dhe Beogradit – Stamboll, Turqi – 23-25 Nentor 2013 Download

Ngjarjet

Lobi Rajonal i Grave për Paqe, Siguri dhe Drejtësi në Evropën Juglindore (LRG EJL) ka mbajtur  Tryezën e Rrumbullakët Rajonale më 23-25 ​​nëntor 2013, në Stamboll, Turqi. Tema ishte “Gratë dhe perspektiva evropiane e rajonit: Roli i grave në mbështetjen e implementimit të paqes dhe normalizimit të marrëveshjes në mes Prishtinës dhe Beogradit”. Kjo Tryezë e Rrumbullakët ishte vazhdimësi e dialogut të vazhdueshëm ndërmjet grave politikane të Ballkanit Perëndimor dhe anëtaret e LRG EJL. Kjo  përfundoi me sukses të shquar në sajë të një debati konstruktiv dhe ideve krijuese të pjesëmarrëseve, rreth qëllimeve të avancimit të proceseve të paqes dhe sigurisë në rajon, përshpejtimit të integrimit Evropian për të gjitha vendet e rajonit, si dhe fuqizimin e grave.

Postimet e ngjajshme