Gjendja e grave, ndikimi i tyre në bashkëpunimin rajonal dhe integrimin evropian – Stamboll, Turqi – 10 Dhjetor 2012 Download

Ngjarjet

Lobi Rajonal i Grave për Paqe, Siguri dhe Drejtësi në Evropën Juglindore (LRGEJL), në mbështetje të dialogut midis deputeteve të Kuvendit (DK-ve) nga Kosova dhe Serbia, e ka organizuar një takim më 10 dhjetor 2012 në Stamboll, Turqi.

Me mbështetjen e Grave të Kombeve të Bashkuara dhe Ambasadës së Finlandës në Prishtinë, LRGEJL e ka organizuar takimin rajonal të grave “Gjendja e grave, ndikimi i tyre në bashkëpunimin rajonal dhe integrimin evropian”, gjatë të cilit, politikanet, parlamentaret dhe aktivistet e shoqërisë civile nga vendet anëtare të LRG-së diskutuan për rolin e shtuar të grave në nxitjen e bashkëpunimit rajonal dhe integrimit evropian të rajonit. Pjesa qendrore e këtij takimi u fokusua në dialogun midis parlamentareve nga Kosova dhe Serbia, i cili u mbajt në një frymë shumë konstruktive.

Postimet e ngjajshme