Komunikatë për media – Gratë, Stabiliteti dhe Zgjedhjet 2008 në Serbi Download

Komunikatë për media

Mesazh nga Anëtaret e Lobit Rajonal të Grave për Paqe , Siguri dhe Drejtësi në Europën Juglindore në lidhje me zgjedhjet e ardhëshme në Serbi.

26 Prill, 2008

Serbia edhe njëher gjendet para udhëkryqit. Zgjedhjet e ardhëshme që do mbahen me 11 Maj do të ju japin qytetarëve serb një mundësi për ti dëshmuar vetes, rajonit dhe komunitetit ndërkombëtar gatishmërinë  e tyre për të ndërtuar një paqe të drejtë dhe  të qëndrueshme si dhe demokracinë gjithëpërfshirëse. Mënyra më e mirë për të dërguar këtë mesazh është që të zgjedhet një parlament i përbërë vërtetë nga forcat  pro Europiane dhe demokratike duke u bazuar në barazinë e plotë gjinore.Partitë politike në Serbi janë duke prezentuar lista të cilat votuesve ju japin mundësi zgjedhjeje të konsiderueshme, por jo të gjitha zgjidhjet  dërgojnë kah forcimi i demokracisë, stabilitetit  dhe barazisë gjinore në vend dhe në tërë rajonin.

LRG konsideron që partitë politike dhe institucionet nuk duhet të kenë për qëllim organizim e kampanjave elektorale apo proceseve elektorale të Serbisë në Kosovë.Këto veprime përbëjnë provokime të cilat mund të kenë efekte destabilizuese për Kosovën dhe rajonin . Kjo është një mundësi për të dërguar një mesazh të qartë për përkushtimin e Serbisë për demokraci, paqe dhe respekt për dëshirën e qartë të shumicës së Kosovarëve.

LRG rithekson mbështetjen për pavarësinë e Kosovës dhe zhvillimin stabil të denmokracisë pa ndërhyrjen nga jashtë.Ne mbështesim pavarësinë e Kosovës si një faktor i stabilitetit për rajonin.

Kjo gjithashtu është është një mundësi që Serbia të dërgojë një mesazh të qartë për besimin që ka tek gratë si përfaqësuese  dhe udhëheqëse  politike: ne mund të zgjedhim aq gra sa edhe burra.Është gjithashtu përgjegjësi e jona si gra që të bëjmë këtë të mundur.

Sot, në botë përqindja mesatare e ulëseve që mbahen nga gratë në asambletë kombëtare është vetëm 17.4%. Asnjë vend nuk e ka përmbushë barazinë e plotë në mes të grave dhe burrave në pozitat e larta vendimmarrëse por disa prej tyre i përafrohen :shtetet Skandinave i  përafrohen barazisë gjinore dhe kanë mbi 40% gra në asambletë kombëtare (Suedia ka 47,3%), kurse ne vendin më të lartë është Ruanda me 48.8%.

50% e grave në parlament është ende një qëllim që duhet arritur.Zgjedhjet në Serbi ofrojnë një mundësi për rritjen e pjesmarrjes së grave si në kontekstin e Serbisë ashtu edhe në rajon ( ne Europën Juglindore mesatarja e pjesmarrjes së grave në parlament është vetëm 16%)

Gratë janë në pozitë të sjellin programe ,perspektiva, vlera, talente dhe aftësi të reja në fushën e vendimmarrjes publike. Në vendet e dala pas konfliktit siq është rasti me Serbinë, kontributi i gruas në proceset e vendimmarrjes në të gjitha nivelet duhet të jetë me interes politik për  të të gjithë qytetarët, dhe të vlerësohet posaqërisht . Janë të domosdoshme perspektivat e reja për zgjidhjen e sfidave dhe brengave me të cilat po ballafaqohet rajoni jonë për një kohë të gjatë.

Në këtë moment kur vendet e Europës Juglindore janë duke shkuar kah ndërtimi i marrëdhënjeve të forta me Bashkimin Europian dhe NATOn, barazia demokratike e grave  me burrat në parlamentin serb do të dërgonte një mesazh të pagabueshem mbi gatishmërinë e Serbisë për një fillim të ri. Si anëtare të Lobit Rajonal të Grave për Paqe , Siguri dhe Drejtësi në Europën Juglindore ne jemi te gatëshme të forcojmë dhe ndërtojmë paqen, të rrespektojmë vlerat e komuniteteve me kultura të ndryshme, të mbështesim pajtimin në mes të njerëzve dhe individëve dhe të krijojmë një ardhmëri të re për Serbinë dhe të gjithë rajonin e Europës Juglindore

Ne jemi të gatëshme të demonstrojmë aftësinë e qytetarëve tanë si dhe të institucioneve tona politike që të modernizojnë , demokratizojnë dhe të rrespektojnë të drejtat njerëzore të të gjithëve.

Anëtaret e Lobit Rajonal të Grave për Paqe, Siguri dhe Drejtësi në Europën JugëLindore: Meliha Alic, Sonja Biserko, Nada Drobnjak, Natasa Kandic, Biljana Kasic, Nekibe Kelmendi, Vera Markovic, Natasa Micic, Irina Pockova, Liljana Radovanovic, Igballe Rogova, Edita Tahiri, Teuta Sahatqija, Gordana Sobol, Luljeta Vuniqi, Stasa Zajovic, Marieta Zaqe, Memnuna Zvizdic,

Lobi Rajonal i Grave për Paqe, Siguri dhe Drejtësi në Europën JugëLindore është themeluar në vitin 2006 me ndihmën e UNIFEMit. Lobi promovon veprimet politike dhe avokuese për të avansuar paqen dhe stabilitetin në rajon, duke përfshirë zbatimin e plotë të rezolutës së Këshillit të Sigurimit 1325 për Gruan, Paqen dhe Sigurinë, e cila thërret për një përfaqësim më të madh të grave në të gjitha nivelet vendimmarrëse. Grupi përfshinë anëtare nga Shqipëria, Bosna dhe Hercegovina, Kosova, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia. Anëtaret e Lobit janë gra udhëheqëse të shquara, parlamentare, gra që  mbajnë pozita të larta si në sektorin publik ashtu dhe në qeveri, si dhe përfaqësuese nga shoqëria civile.

Kontakti për media

Ana Lukatela
Kordinatore e LRG
+385 91 191 6226

Postimet e ngjajshme