01.05.2020
Teuta Sahatqija
Zonja Sahatqija u diplomua në Universitetin e Prishtinës në Inxhinieri elektronike si një nga studentët më të mirë. Nga viti 1999 deri në vitin 2004 ajo ishte pronare dhe drejtoreshe e një kompanie private e telekomunikacionit në Gjakovë. Gjatë viteve 1987-1999, ajo ishte menaxhere e qendrës kompjuterike në një kompani të prodhimit të ushqimit në Gjakovë. Gjatë viteve 1985-1987 Inxhiniere në mirëmbajtjen e prodhimit në kompaninë e tekstilit me shumicë në Prizren. Pjesëmarrëse dhe folëse në disa konferenca të ndryshme ndërkombëtare siç janë Asambleja Parlamentare e NATO-s, Forumi Ekonomik në Krynice, Romë, etj. Ajo ishte gjithashtu anëtare e delegacioneve të ndryshme parlamentare gjatë vizitave në Parlamentet e Belgjikës, Italisë, Suedisë, Francës,Greqisë, Spanjës, etj. Përvoja e saj politike është shumë e gjerë. Nga viti 2004 deri në vitin 2005 ka qenë presidente e parë e degës së ORA-së në Gjakovë.
Nga vitin 2005 deri në vitin 2008 Zëvendës Presidente e RP ORA. Nga viti 2004 deri në vitin 2007 ka qenë e zgjedhur si anëtare e Parlamentit, pastaj ajo ishte Kryesuese e Grupit Parlamentar ORA, Anëtare e Komisionit Parlamentar për Ekonomi, Tregti dhe Industrisë, Telekomunikacioni dhe Transport, anëtare e Komisionit Parlamentar për Çështje Ndërkombëtare, anëtare e grupit joformale të grave parlamentare. Gjatë viteve 2008 – 2010, Zonja Sahatqija ka qenë e zgjedhur kryetare e Partisë Reformiste ORA, ndërsa në vitin 2010 si Zëvendës Presidente e LDK-së. Aktualisht ajo është deputete e Parlamentit, Nënkryetare e parë e Komisionit për Zhvillim Ekonomik dhe kryetare e grupit të Grave Parlamentare.