01.05.2020
Nada Drobnjak
Nada Drobnjak u lind në vitin 1963. Ajo u diplomua në Fakultetin e Inxhinierisë Civile dhe punoi si profesoreshë në shkollën e mesme në Podgoricë. Ajo ishte deputete në parlamentin e Malit të Zi në vitet 2001-2002 kur edhe ka iniciuar themelimin e Komisionit parlamentar për Barazi Gjinore, dhe u emërua si presidente e parë e komisionit. Ajo ishte këshilltare në Kuvendin Komunal të Podgoricës në periudhën 2002-2006. Ajo ishte shefe e Zyrës për Barazi Gjinore të Qeverisë së Malit të Zi nga prill 2003 deri në maj 2009 kur zgjidhet në Parlamentin e Malit të Zi, dhe u emërua president e komisionit për Barazi Gjinore dhe anëtare e Komitetit për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Integrime Evropiane. Nga 1 qershor i vitit 2010 është anëtare e komisionit parlamentar për Stabilizim-Asociimit të Parlamentit të Malit të zi dhe parlamentit Evropian.
Në periudhën 2007-2008 ishte anëtare e këshillit ekonomik dhe social të Malit të Zi. Ajo ishte përfaqësuese e Malit të Zi në komitetin për monitorimin e barazisë mes burrave dhe grave të Këshillit të Evropës (CDEG). Ajo ishte anëtare e rrjetit STAR për nxënie ndërkombëtare dhe anëtare e këshillit të teatrit të qytetit në Podgoricë. Ajo përfunduar trajnimin në shkollën e zhvillimit demokratik në Poloni dhe kursin e ORT /USAID për anëtarët e bordit të drejtorëve të OJQ-ve. Ajo është aktive në punën e partisë demokratike të socialistëve të Malit të Zi,dhe në periudhën 2007-2011 ishte anëtare e Kryesisë së DPS. Ajo fitoi titullin e ambasadores së nderit për mjedisin jetësor të projektit rajonal Bells. Ish kryetare e Këshillit të shkollës fillore ” Milorad Musa Burzan” nga Podgorica. Është anëtare e komitetit drejtues te lobit rajonal të grave për paqe, siguri dhe drejtësi në Evropën jug-lindore. Pjesëmarrëse e shumë konferencave, seminareve dhe tryezave të rrumbullakëta mbi të drejtat e njeriut dhe barazinë gjinore.