Englantina Gjermeni

Eglantina Gjermeni ka lindur më 24 Nëntor  të vitit 1968 në Krujë. Ajo është diplomuar në Fakultetin e Histori- Filologjisë në vitin 1990, duke vazhduar më pas studimet e mëtejshme akademike në Universitetin Grand Valley State University në Michigan, SHBA  në vitin 1998, duke  marrë Titullin Master në Punë Sociale. Në vitin 2005 Ministrja  mori titullin e Doktorit të Shkencave në Punë Sociale dhe nga viti 1995 deri në shtator të 2013 ka punuar si Pedagoge në Fakultetin e Shkencave Sociale, Departamenti  i  Punës Sociale.   

Duke filluar nga viti 2009 ajo është anëtare e Parlamentit  dhe  gjatë mandatit të saj të parë si deputete, ka qënë anëtare e Komisionit të Shëndetit dhe Çështjeve Sociale.

Në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2013 Ministrja Gjermeni u rizgjodh si anëtare e Parlamentit  dhe bëri betimin si Ministër i Zhvillimit Urban dhe Turizmit në Shtator të vitit 2013. Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit rikonfirmon qëllimin dhe angazhimin e Qeverisë në  garantimin e zhvillimit të qëndrueshëm urban dhe atë  të turizmit .  

Përpara se të fillonte karrierën e saj politike Ministrja Gjermeni ka qënë një zë i fortë dhe avokate e të drejtave të grave dhe barazisë gjinore në Shqipëri.

Për një periudhë dhjetë vjeçare Ministrja ka drejtuar Qendrën “Aleanca Gjinore për Zhvillim”   dhe puna e saj ka qënë e orientuar drejt rezultateve të prekshme, jo vetëm në integrimin e të drejtave të grave në legjislacion dhe institucionet publike dhe private, por më së shumti në ndërgjegjësimin dhe sjelljen në vëmendje të barazisë gjinore në axhendën politike dhe sociale  Shqipëtare.

Ministrja Gjermeni është autore dhe bashkë-autore e shumë publikimeve që adresojnë jo vetëm çështjet gjinore por edhe koncepte kryesore të lidhura me zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, social dhe politik, ashtu sikurse transformimin social të ish vendeve komuniste.

Për një periudhë dhjetë vjeçare Ministrja ka trajnuar target grupe të ndryshme dhe trajnime për trajnerë kryesisht të fokusuar në tematika si: integrimi i çështjeve gjinore në politikat publike, menaxhimin e burimeve njerëzore dhe çështjeve gjinore, çështjet gjinore dhe zhvillimi i qëndrueshëm mjedisor, çështjet gjinore dhe qeverisja, çështjet gjinore dhe siguria, çështjet gjinore dhe media.

Përgjatë karrierës së saj Ministrja Gjermeni, ka si qëllim të ndikojë në zhvillimin ekonomik afatgjatë, të qëndrueshëm dhe një përqasje të integruar të zhvillimit urban dhe turizmit, nëpërmjet zbatimit të programeve inovative në një mjedis që promovon krijmtarinë dhe punën në ekip.

Postimet e ngjajshme