Nada Drobnjak u lind në vitin 1963. Ajo u diplomua në Fakultetin e Inxhinierisë Civile dhe punoi si profesoreshë në shkollën e mesme në Podgoricë. Ajo ishte deputete në parlamentin e Malit të Zi në vitet 2001-2002 kur edhe ka iniciuar themelimin e Komisionit parlamentar për Barazi Gjinore, dhe u emërua si presidente e parë e komisionit. Ajo ishte këshilltare në Kuvendin Komunal të Podgoricës në periudhën 2002-2006. Ajo ishte shefe e Zyrës për Barazi Gjinore të Qeverisë së Malit të Zi nga prill 2003 deri në maj 2009 kur zgjidhet në Parlamentin e Malit të Zi, dhe u emërua president e komisionit për Barazi Gjinore dhe anëtare e Komitetit për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Integrime Evropiane. Nga 1 qershor i vitit 2010 është anëtare e komisionit parlamentar për Stabilizim-Asociimit të Parlamentit të Malit të zi dhe parlamentit Evropian.
Në periudhën 2007-2008 ishte anëtare e këshillit ekonomik dhe social të Malit të Zi. Ajo ishte përfaqësuese e Malit të Zi në komitetin për monitorimin e barazisë mes burrave dhe grave të Këshillit të Evropës (CDEG). Ajo ishte anëtare e rrjetit STAR për nxënie ndërkombëtare dhe anëtare e këshillit të teatrit të qytetit në Podgoricë. Ajo përfunduar trajnimin në shkollën e zhvillimit demokratik në Poloni dhe kursin e ORT /USAID për anëtarët e bordit të drejtorëve të OJQ-ve. Ajo është aktive në punën e partisë demokratike të socialistëve të Malit të Zi,dhe në periudhën 2007-2011 ishte anëtare e Kryesisë së DPS. Ajo fitoi titullin e ambasadores së nderit për mjedisin jetësor të projektit rajonal Bells. Ish kryetare e Këshillit të shkollës fillore ” Milorad Musa Burzan” nga Podgorica. Është anëtare e komitetit drejtues te lobit rajonal të grave për paqe, siguri dhe drejtësi në Evropën jug-lindore. Pjesëmarrëse e shumë konferencave, seminareve dhe tryezave të rrumbullakëta mbi të drejtat e njeriut dhe barazinë gjinore.
Profesorësh e gjuhës serbo-kroate dhe e letërsisë jugosllave. Gjatë ditëve të studimit merrej me gazetari. Ka punuar në arkivin shtetërore të Malit të Zi, seksionin e Nikshiqit. Që nga viti 1998 ishte aktive në sektorin civil si paqeruajtëse, ligjëruese, trajnuese, konsulente, dhe lehtësuese. Themeluese dhe presidente e Lidhjes së grave votuese në Mal të Zi. Deri më tani si trajnuese ka kryer mbi 60 punëtori dhe seminare për më shumë se 1200 pjesëmarrës, duke përfshirë: trajnime për zhvillimin e shoqërisë civile, për gratë e ardhshme në politikë, trajnimi i vëzhguesve për monitorimin qytetarë të zgjedhjeve, trajnime/punëtori për gratë udhëheqëse, trajnime/punëtori për ekipet e zhvillimit, arsimit dhe udhëheqja në veprim, trajnime për Agjendën e gjelbër (Green agenda), etj. Si një konsulente ndërkombëtar për pjesëmarrjen e qytetarëve dhe demokratizimin e pushtetit vendor ka marr pjesë në programet pilote, ‘pjesëmarrja e qytetarëve në hartimin e buxhetit lokal dhe zbatimin e Ligjit për tatimin mbi pasuri të patundshme’. Ajo ishte anëtare e këshillit të transmetuesit publik të Radio Televizionit të Malit të Zi në mandatin e parë të këshillit për pesë vjet. Anëtare e këshillit u bë pas nominimit nga ana e organizatave jo-qeveritare malazeze në fushën e të drejtave të njeriut (janar 2003 deri në dhjetor 2007).
Anëtare e Këshillit Kombëtar të Barazisë Gjinore (emërimi u bë pas procesit zgjedhor në mes të përfaqësuesve të OJQ-ve të grave – nëntor 2005). Ajo ishte asistent hulumtuese në projektin ‘Barometri Gjinore në Mal të Zi’ – një studim i statusit social dhe cilësisë së jetesës për gratë dhe burrat në Mal të Zi në vitin 2007. Ajo ishte asistente dhe studiuese në projektin për prindërit e vetëm, aktivitetet e të cilit Kishin një karakter shkencor. Anëtare e KOMRA (Komisionit Rajonal për përcaktimin e fakteve mbi krimet e luftës dhe shkeljeve tjera të rënda të të drejtave të njeriut në ish-Jugosllavi). Anëtare e komisionit këshillues për pjesëmarrje politike të grave në projektin e IPA-së për barazinë gjinore në Mal të Zi.
Slavica Strikovic u lind në vitin 1964 dhe u diplomua në inxhinieri elektrike. Kryetare e Bordit Menaxhues të OJQ-së së Grave në Veprim që nga tetori i vitit 2003. Ajo është presidente e Komitetit të grave sipërmarrëse në Odën Ekonomike të Malit të Zi. Ajo është gjithashtu anëtare e Këshillit të Radio Televizionit Publik të Malit të Zi. Ajo ka kordinuar shumë projekte të fokusuara në sigurimin dhe përparimin e të drejtave të grave në nivel lokal, kombëtar si dhe në rajon. Trajnere shumevjeqare ne qeshtjet e te drejtave te grave. Autore e disa shkrimeve në lidhje me pozitën e grave në Mal të Zi.