Edita Tahiri dorëzoi në OKB peticionin duke kërkuar drejtësi për gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë

Lajmet

New York, 15 mars 2019

Ish Ministrja për Dialog Edita Tahiri në cilësinë e saj si kryetare e Lobit Rajonal të Grave të Evropës Juglindore u takua në selinë e OKB me Përfaqësuesen speciale të Sekretarit Gjeneral të OKB-së për çështjen e viktimave të dhunës seksuale gjatë konflikteteve, Pramila Patten. Në takim mori pjesë dhe Drektoresha e UN Women për Evropeën dhe Azinë Qendrore, Alia Al-Yassir. Në këtë takim, Edita Tahiri foli për çështjen e grave viktima të dhunës seksuale gjatë luftërave të fundit në Ballkan, në Kosovë, Bosnje e Hercegovinë dhe Kroaci duke shprehur shqetësimin se drejtësia ndërkombëtare po vonohet ndaj këtyre grave që kanë pësuar tragjedi të llojit më barbarë gjatë luftërave gjatë luftërave agresore të Serbisë. Ajo theksoi se një tragjedi është vet dhuna seksuale që kanë përjetuar vikitimat dhe tragjedia e dytë dhe më e madhe është që kjo çështje është lënë në harresë madje me tendence të mbetet fare e fshehur për faktin se OKB dhe qendrat e studimeve globale nuk e përmendin fare ose pak e përmendin se ka ndodhur dhunimi masiv i grave gjatë luftërave në Ballkan, të mos flasim se kryerësit kriminel të këtyre veprimeve kanë mbetur sot e kësaj ditë të pandëshkuar.  

Duke folur për çështjen e dhunimit të grave në Kosovës, Edita Tahiri theksoi se janë mbi 20000 gra shqiptare të dhunuara nga forcat okupatore serbe, dhe është për të ardhur keq se përkundër konventave, rezolutave e instrumenteve tjera të OKB-së kjo tragjedi ka mbetur pa u trajtuar nga drejtësia ndërkombëtare. Ajo kërkoi që drejtësia ndërkombëtare sa më shpejt të vendoset për këtë kategori grash që e pësuan më se keqi gjatë luftës, dhe me këtë rast dorëzoi Peticionin e Qyetarëve të Kosovës drejtuar Sekertarit Gjeneral të OKB Antonio Guterres, me të cilin Kosova kërkon drejtësi ndërkombëtare për gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998-1999. Tahiri tha se ky peticion është nënshkruar në vitin 2014 nga më shumë se 110000 qytetarë të Kosovës në mesin e të cilëve më shumë burra se gra, gjë që ka bërë të bjerë posht tabuja e mospranimit të kësaj tragjedie që e goditi popullin shqiptar te Kosovës së bashku me gjencidin që e përjetoi e tërë popullata shqiptare. Ajo tha sa më shpejt të ketë drejtësi për këto gra dhe sa më shpejt kriminelët serb të luftës të marrin dënimin e merituar, viktimat do jenë me të qeta dhe u rikthehet dinjiteti ndërsa paqeja do jetë më e qëndrueshme. Ajo po ashtu dorëzoi letrën drejtuar Sekertarit Gjeneral të OKB-së Antoni Guterres, në mbështetje dhe shpjegim të peticionit, ku përmedet se përkundër disa letrave të dërguara të Sekretari i mëparshëm nuk ka pasur fare gatishmëri për pranimin e peticionin. Ajo shprehu kënaqësine që më në fund kz peticion u dorëzua duke falënderuar zonjën Patten për takimin dhe pranimin e peticionit (verzionin elektronik) dhe letrës për Sekertarin Guterres, në emër të sajë dhe Bordit Drejtues të Grave për Peticionin. 

Po ashutu, ajo dorëzoi edhe Letrën e Lobit Rajonal të grave të Evropës Juglindore (RWLSEE) drejtuar Sektretari Gjeneral Guterres ku kërkohet drejtësi ndërkombëtare për gratë e dhunuara gjatë luftërave në Kosovë, Bosnie e Hercegovinë dhe Kroaci.

Për njohurinë tuaj Bordi Drejtues i Grave për Peticionin i drejtuar nga Edita Tahiri në përbërje ka antaret Luljeta Vuniqi, Suzana Novoberdali, Eliza Hoxha,Teuta Sahatçiu, Arjeta Rexhaj, Vlora Çitaku, Edona Hajrullahu, Veprore Shehu, Luljeta Selimi, Mimoza Kusari-Lila, Donika Kada-Bujupi. Ky Bord I mbështetur nga qeveria e Kosovës në nivelin qendror dhe local arriti të realizoj peticionin që u nënshkrua anë mbanë Kosovës me masovitet. Me këtë rast falënderojmë gjithë donatorët që e bënë të mundur realizimin e këtij misioni historik në mbështetje të grave vikitima të dhunës sekuale gjatë luftës në Kosovë.

Postimet e ngjajshme