12.12.2015
NJOFTIM PËR SHTYP NGA DIALOGU NDËRETNIK – GRAÇANICË & NOVOBËRDË & Shtërpce, KOSOVË – (Përditësuar)
Komunikatë për media
Kjo deklaratë për shtyp është në lidhje me dialogun në mes të grave të komuniteteve të ndryshme etnike në Kosovë dhe gratë nga regjioni i Ballkanit perëndimor, që u mbajt në Gracanicë dhe Novo Bërdë, më 21 dhe 22 korrik, 2015 dhe më vonë në Shtërpcë më 11 dhjetor 2015. Kjo është një informatë e përditësuar pasi që përfshinë rekomandimet e tre komunave e që dallon nga deklarata e shtypi e 10 gusht 2015 e cila i refererohej takimeve në dy komuna.
Të tre takimet ofruan forume për diskutim dhe rekomandime lidhur me çështjet e forcimit të grave në nivelin lokal, posaçërisht të grave shqiptare dhe serbe, mënyrat e rritjes së mirëkuptimit ndëretnik dhe shkëmbimi i përvojave për integrimet në BE. Takimet u fokusuan posaçërisht në dialogun e Brukselit dhe implementimin e marrëveshjeve, ku me anë të diskutimit dhe informimit nga dora e parë, gratë kishin mundësinë të shkëmbejnë mendimet lidhur me këtë proces të rëndësishëm dhe për rolin që gratë mund të kenë në përkrahjen e implementimit efektiv të këtyre marrëveshjeve nga të cilat mund të përfitojnë të gjithë qytetarët e Kosovës.
Ky projekt i RWLSEE u përkrah nga UNWomen dhe ambasada e Finlandës në Kosovë, të cilëve RWLSEE u shpreh mirënjohje të lartë për përkrahjen e tyre dhe pjesëmarrjen në këto takime të rëndësishme. Gjithashtu, falënderimet tona shkojnë edhe për Kryetarin e Novo Bërdës dhe Kryetaren e Kuvendit Komunal në Gracanicë për mikpritjen dhe pjesëmarrjen e tyre, dhe për të gjitha gratë të cilat morrën pjesë nga të dy komunat si dhe nga Kroacia, Mali Zi, Bosnja dhe Hercegovina dhe Maqedonia. Si rezultat i debatit dhe diskutimit, këto rekomandime u prezantuan:
Rekomandime:
- Dialogu në mes të grave të etniciteteve dhe shteteve të ndryshme duhet të përkrahet nga ana e qeverive nacionale dhe organizatat ndërkombëtare, në mënyrë që të dëgjohet zëri i grave lidhur me çështjet relevante që kanë ndikim te gratë, harmoni ndëretnike dhe demokraci në shtetet e regjionit.
- Gratë duhet të rrisin anagazhimin në dialog për tema relevante dhe veçanërisht mbi gratë dhe çështjet ndëretnike sepse kjo është mënyra për të ngritur mirëkuptimin e ndërsjelltë dhe ndërtimin e një bazë të përbashkët për agjendën në lidhje me gratë dhe ri-integrimin etnik, social dhe institucional.
- Forcimi i mëtejmë i grave në politikë, në jetën sociale dhe ekonomike është i rëndësishëm për të siguruar pjesëmarrje të barabartë dhe përfaqësim të grave në institucionet qendrore dhe lokale.
- Rritja e pjesëmarrjes së grave në partitë politike është një nga kushtet kryesore për forcimin e grave në vendimmarrjen politike në nivelin lokal dhe qendror.
- Gratë duhet të jenë aktive dhe të gatshme për të marrë përgjegjësi në të gjitha nivelet dhe sektoret e jetës publike, pavarësisht barrierave të natyrave të ndryshme sepse vetëbesimi dhe pro-aktiviteti ka si rezultat përfshirjen më të madhe të grave në nivelet e vendimmarrjes dhe procesin paqësor. Gratë janë pasuri strategjike të cilave duhet dhënë mundësi të barabarta për të kontribuar për dekompraci, zhvillim dhe ndërtim të paqes.
- Përfaqësimi i grave në lidershipin e qeverisjes vendore është e dobët në përgjithësi. Në nivelin e drejtorëve të drejtorive komunale nuk ka pothuajse asnjë femër. Në tri komunat ku janë mbajtur takimet, pjesëmarrësit shprehën shqetësime të thella mbi mungesën e çasjes dhe të shanseve për të marrë pozita vendimmarrëse. Kjo situatë duhet të ndryshojë në favor të balancës gjinore, me përfshirjen e grave në vendimmarrje në nivelet komunale në të gjithë vendin dhe si dhe vendet e rajonit.
- Gratë duhet të përkrahen më shumë në nivelet lokale në fushat relevante që përfshijnë:
- Ekonominë
- Politikën
- Jetën sociale
- Çështjet pronësore
- Dhuna në familje, etj.
- Gratë duhet të mbështesin gratë në çdo përpjekje të avancimit të statusit të grave, të veprojnë të bashkuar kundër fenomeneve që prekin gratë, sidomos në çështjen e dhunës në familje dhe çështjet e ligjeve të familjes dhe partneritetit gjatë gjithë jetës
- Gratë pjesëmarrëse përkrahin Dialogun e Brukselit dhe bëjnë thirrje për përshpejtimin e implementimit të Marrëveshjeve të arritura, për të normalizuar situatën dhe për integrimin e Serbëve në institucionet e Kosovës, si dhe për të përkrahur normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë me ndihmën e Bashkimit Evropian sepse BE kontribuon në paqen dhe stabilitetin në regjion dhe përshpejton integrimin evropian për Kosovën dhe të gjitha shtetet e regjionit.
- Të sigurohet transparencë dhe më shumë informacion në lidhje me Marrëveshjen e Brukselit veçanërisht në nivelin komunal. Tryezat e rrumbullakta të ofrojnë një model të mirë për këtë qëllim duke mundësuar që të mësohet nga përvojat e vendeve të tjera në ri-integrimin e pakicave pas konfliktit.
- Gratë pjesëmarrëse e vlerësojnë lartë rolin e RWLSEE si një organizatë unike e grave me dimension regjional dhe bëjnë thirrje për bashkëpunim më të madh regjional në mes të grave, duke u bazuar në modelin e RWL. Shkëmbimi i përvojave në mesin e grave në të gjithë rajonin e gjerë do të kontribuojë për të mësuar se si të luftohet për fuqizimin e grave dhe demokracinë për të gjithë.
Rekomandime të veçanta për të tre komuna
- Mbështetje për gratë në nivelet e vendimmarrjes në nivele komunale në fushat e politikës, ekonomisë dhe sigurisë. Mungesa e grave në pozita të nivelit të lartë në vendimmarrje është një shqetësim real. Shumica e grave janë në komisionet për barazi gjinore.
- Mbështetje për gratë gjatë fushatave elektorale. Kuota siguron pjesëmarrjen e grave dhe përfshirjen në kuvendin komunal, por konkurrenca për cilësi më të mirë mund të sigurohet gjatë fushatave.
- Mbështetje për më shumë integrim të serbëve të Kosovës, përmes përfshirjes në jetën publike dhe shoqërore, si dhe punësimit në të gjitha fushat e sektorit publik dhe privat.
- Rritja e mundësive të punësimit për gratë. Numri i ulët i grave të punësuara, numër edhe më i ulët i bizneseve të menaxhuara nga gratë
- Mbështetje për një sistem të mirë arsimor është i domosdoshëm për krijimin e vlerave themelore se si të jetojnë së bashku dhe të përparojmë në të ardhmen
- Të respektohen të drejtat gjuhësore të minoriteteve, të mësuarit e gjuhës së shumicës dhe pakicave ndihmon integrimin dhe harmoninë ndëretnike.
- Inkurajimi i grave për të kapërcyer problemin e mungesës së vullnetit apo interest të grave për përfshirjen në politikë ose për tu sipërmarrës
- Zgjidhja është e nevojshme për punonjësit mjekësor ish-strukturat e tjera paralele që kanë mbetur të papunë pas ri-integrimin në institucionet e Kosovës
- Problemi i buxhetit sidomos në lidhje me shëndetin dhe arsimin në nivel komunal duhet të zgjidhet
- Zgjidhja e çështjeve pronësore të mbetura të pazgjidhura që nga viti 1999
- Mbështetje për OJQ-të e grave që punojnë për gratë, demokracinë dhe projektet multietnike
- Inkurajimi i kompanive private të punësojnë serbët e Kosovës
- Sigurimi i përfshirjes së grave dhe barazisë gjinore në Asociacionet e Komunave me shumicë serbe
- Heqja e strukturave paralele në komuna për të siguruar sundimin e ligjit, demokracisë dhe integrimin e plotë të serbëve të Kosovës në sistemin e Kosovës.